Ish-deputetja Monika Kryemadhi pas daljes nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, është shprehur se e gjithë dosja ku është i përfshirë edhe ish-Presidenti Ilir Meta, rrotullohet rreth saj.
Kryemadhi tha se në dosjen e SPAK, nuk ka asnjë firmë apo komunikim të Ilir Metës, teksa shtoi se ajo ma pasur më shumë komunikim me kryeministrin Edi Rama sesa me ish-bashkëshortin e saj.
Kryemadhi tha gjithashtu se nuk është pajtuar dhe nuk do të pajtohet më kurrë me Metën, teksa shtoi se jeta për të vazhdon.
“Unë jam shumë e zhgënjyer, sepse Vlora i fikte radarët për Gysin. Përsa i përket çështjes sonë, dosja jonë është një dosje që ka të bëjë me çështjen e inceneratorëve. Nuk është çështja për të bërë drejtësinë e vërtetë, por për t’i linçuar njerëzit. Për t’i futur në një kafaz dhe ta mbash në një izolim total. E gjithë dosja rrotullohet rreth meje. Sepse në të gjithë dosjen nuk ke asnjë firmë apo komunikim të Ilir Metës. Përsa i përket aspekteve apo seksioneve që ngrihen në akuzë, janë tre seksione që kanë dalë si rezultat i telefonit, në të cilat Ilir Meta është zero në komunikim dhe është Edi Rama personi kryesor, që ka firmosur dhe që ka qenë në kontakt me mua më shumë se Meta përsa i përket veprimtarisë. Nuk është pyetur Rama, jo më të merret i pandehur. Terroristët në Europë ulen në bankë krah avokatit, këtu mbyllen në kafaz. Me Metën nuk jam pajtuar dhe nuk pajtohem. Jeta vazhdon”, tha mes të tjerash Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë






