Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama për vizitën e tij në Kosovë duke thënë se sa herë ai shkon atje cenohet imazhi i saj. Ajo shkon deri atje sa ngre pyetjen e se "Mos vallë Rama është nxitësi i akuzës ndaj Thaçit dhe Veselit?" nga Prokurori Special i Hagës. E ftuar në '5 pyetje nga Babaramo' Kryemadhi tha se ajo mbështet luftën e që Thaçi e gjithë UÇK-ja ka zhvilluar për lirinë e Kosovës, por që vizitat e Ramës në fakt janë vetëm një mjet i përdor nga ai për të formatuar figurën e vet si lider ndërkombëtar dhe nxitësi i paqes në Ballkan.

"Unë shqetësohem për Hashim Thaçin e Kadri Veseli , ashtu siç jam shqetësuar edhe për Haradinaj dhe ushtarët e UÇK dhe jam me ata që e kanë lartë atë tokë me gjak për lirinë dhe i dolën për zot Kosovës atëherë kur nuk i dilte për zot asnjë. Frikë nuk kam për ta, pasi falë tyre kemi një shtet të ri e të pavarur. Sa herë që Rama shkon në Kosovë cenohet imazhi i saj dhe ajo që unë dua të them ishte që: A mos vallë Rama është nxitësi i akuzës ndaj Thaçit dhe Veselit? Kjo pastaj është për t’u parë. Po pse duhet ta bënte një gjë të tillë? Çfarë interesi ka? Ndoshta për të arritur qëllimin e tij, planet e tij për të formatuar figurën e vet si lider ndërkombëtar, duke hyrë në histori për marrjen e Çmimit të Paqes për çështjen e shkëmbimit të territoreve Kosovë – Serbi, sepse po të shikojmë është një sjellje shumë absurde e një Kryeministri", tha Kryemadhi.

Kryemadhi foli edhe për konsensusin e arritur për Reformën Zgjedhore duke thënë se kjo ndodhi vetëm falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe veçanërisht ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, e cila u tregua e fortë dhe iu imponua si mazhorancës dhe opozitës në disa çështje ku u arrit dhe marrëveshja.

"Pati një dakordësi e cila u mundësua,  se përplasja ishte e madhe për depolitizimin e komisioneve dhe funksionimi i KQZ,  nga ndërkombëtarët. Vetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim shkruajti me dorën e saj dakordësimin e firmosur nga të katërt palët dhe ka qenë mjaft e fortë dhe imponuese për disa çështje si për opozitën dhe mazhorancën, gjë që në një farë mënyrë mund të thuash çfarë është ky qëndrim jo diplomatik, por përfundimi ishte dakordësimi i arritur dhe ecja e vendit përpara", tha Kryemadhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:17
‘Shqiptarët në koalicion kundër Ramës’, Kryemadhi: Për herë të parë ndërkombëtarët thonë 'opozita e bashkuar'

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli mbi propozimin e opozitës parlamentare për lista të hapura dhe hyrja në zgjedhje pa koalicione. Kryemadhi tha se kjo është një lojë e Edi Ramës i cili sipas saj po përdor deputetët që kanë marrë mandatin. Ajo tha se të gjitha sondazhet, Ramën e nxjerrin humbës dhe i frikësuar nga uniteti i opozitës ai po përpiqet të luajë siç luajti në zgjedhjet e vitit 2017.

"Unë jam e bindur që z. Rama e di shumë mirë që sot shqiptarët janë në koalicion kundër tij dhe të gjithë numrat atë e nxjerrin humbës. Ne të gjithë bëjmë sondazhe, nuk ka parti politike që nuk bën sondazhe, janë pafundësisht ato që bëjnë sondazhe. Sot qytetari shqiptar lexohet shumë kollaj.   Rama mendon që mund të jetë si në 2017-n kur luajti jashtëzakonisht bukur me opozitën, me LSI-në, me PDIU-në dhe shumë parti të tjera duke ecur me idenë ‘përça dhe sundo’ , që është një nga teoritë që funksionon.  Ka më shumë se dy vjet që të gjitha partitë politike janë të bashkuara, janë në grup dhe ai nuk po gjen dot as pikën më të vogël të rrjedhjes apo të mungesës së solidaritetit apo të unitetit të opozitës. Dhe normal që ai do të kërkojë të krijojë rryma të tilla sikur ushtron një presion. Kjo çështje nuk është një çështje e opozitës, por është një çështje e z. Rama që ai e ka me komunitetin ndërkombëtar, e ka me Brukselin, e ka me SHBA. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që Sekretari i Shtetit Amerikan të bëjë deklaratë përshëndetëse për një deklaratë që u nënshkrua nga tre burra dhe një grua. Pra do të thotë që fokusimi i SHBA dhe BE është i qartë tashmë që Shqipëria ka vetëm një rrugë, atë drejt Bashkimit Evropian. Që të shkojë drejt kësaj rruge kërkohen institucione funksionale, një sistem drejtësie funksional, kërkohet një administratë publike jo e politizuar në shërbim të qytetarëve, kërkon një sistem arsimor ku çështja e ditës të mos jetë çfarë bëri Turi se na iku truri", tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha në Report Tv se opozita është më e unifikuar se kurrë dhe nuk ka përcarje, madje për herë të parë nga ndërkombëtarët dëgjohet fjala 'opozita e bashkuar'.

"Do dali koalicioni i opozitës së bashkuar. Pas dakordësimit të  5 qershorit për herë të parë nga goja e ndërkombëtarëve dëgjojmë Opozita e Bashkuar dhe jo opozita jashtëparlamentare dhe shqiptarët sot shqiptarët janë më të bashkuar më shumë se kurë për të ardhmen e tyre", tha Kryemadhi.

Ora 21:37
Kryemadhi akuza të forta Ramës: Mos je nxitësi i akuzave nga Haga ndaj Thaçit e Veselit?

Kryemadhi  ka hedhur  akuza të forta për vizitën e Ramës në Kosovës duke thënë se cenoi integritetin e Kosovës duke shtuar se sa herë që ai shkon atje do të ndodh diçka. Madje Kryemadhi shkoi më tej duke thënë se Rama mund të jetë nxitësi i aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit nga Gjykata e Hagës.

"Unë shqetësohem për Hashim Thaçin e Kadri Veseli , ashtu siç jam shqetësuar edhe për Haradinaj dhe ushtarët e UÇK dhe jam me ata që e kanë lartë atë tokë me gjak për lirinë dhe i dolën për zot Kosovës atëherë kur nuk i dilte për zot asnjë. Frikë nuk kam për ta, pasi falë tyre kemi një shtet të ri e të pavarur. Sa herë Rama shkon në Kosovë ka diçka. Mos vallë Rama është nxitësi i akuzave ndaj Thaçit e Veselit? Ndoshta dhe kjo mund ta bëjë për të konfiguruar figurën e tij si lider në Ballkan. Vizita e Ramës në Kosovë cenoi integritetin", tha Kryemadhi.

Ora 21:33
Menaxhimi i pandemisë, Kryemadhi: Politik, skandaloz e joprofesional! Po gënjejnë për të mbyllur institucionet

Monika Kryemadhi gjithashtu ka komentuar edhe mënyrën e menaxhimit të pandemisë në vend nga ana e qeverisë, t2 cilën de ka komentuar politik, skandaloz dhe  jo profesional.

"Mund të izolonte dy tre javë, por bënte garë se si rrihte policia qytetarët në Algjeri. Pse e ka monopolizuar çështjen e tamponëve, kur qytetarët mund t'i bëjnë vetë?! Po gënjejnë për të mbyllur institucionet, gjasme që t'u japin pagën e luftës. Unë e bëj tamponin sot por takohem me ty dhe ja ku E   mora përsëri. Duhet të kishte testuar gjithë popullatën. Ose mund të mendojë këtë gjë që do të lë të vdesin që të mos paguaj pensionet. A e mbyllte në orën 5 e gjysmë Tiranën? Të gjithë ishin tek tregu i shumicës ku e merrnin më lirë. Në supermarket shkon një punonjës banke se kemi punuar vetë. Ishte një menaxhim politik, skandaloz e  jo profesional", thotë Kryemadhi.

Ora 21:25
Kryemadhi sulmon opozitën e re: U mashtrua nga Rama me mbyllje dosjesh korruptive

Kryemadhi sulmoi deputetët që morën mandatin dhe zgjodhën të hyjnë në Parlament duke thënë se kanë marrë benefite dhe premtime nga kryeministri Rama. Madje disa prej tyre, sipas kryetares së LSI, Monika Kryemadhi po bëjnë presion që në zgjedhjet e ardhshme të jenë në listat e Partisë Socialiste. Për kryetaren e LSI një investigim i thjeshtë do të nxirrte në pah arsyet e gjithsecilit prej atyre që mori mandatin për të votuar një pjesë të ligjeve korruptive dhe anti-kushtetuese të qeverisë.

"Mua më duket pak qesharake, në fakt që zoti Rama do të negociojë me ta sepse zoti Rama i ka mashtruar që në momentin që i futi në parlament duke iu ofruar po themi benefite apo mbyllje dosjesh korruptive apo premtime të tjera që mund të jenë. Mjafton që të shikoni, sot që kemi të ngritura sistemet e drejtësisë pra institucionet e drejtësisë së re janë shumë të kollajshme për të investiguar dhe për të verifikuar çdo deputet dhe arsyeja me të cilën ai deputet ka hyrë në atë parlament. E dyta, ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, ne jemi koshient dhe e dimë shumë mirë që deputetët që kanë hyrë në atë sallë drejtohen nga zoti Taulant Balla kështu që mos të merremi me këtë gjë. Kjo nuk është detyra jonë, kjo është detyrë e zotit Rama për vetë shkakun që të gjitha koncesionet korruptive që kanë kaluar në atë parlament kanë marrë 122 vota aq sa deputetë ka legjitim dhe jo legjitim salla e Parlamentit. Kështu që për korrupsionin mund të mbajnë përgjegjësi penale po themi të gjithë ata deputetë që kanë votuar. Problemi është marrëveshja që mund të bëjnë midis njëri tjetrit për sa i përket presioneve për të hyrë në listat e Partisë Socialiste apo për të krijuar apo për të vendosur gjoba ndaj Partisë Socialiste me ndonjë leje ndërtimi më ndonjë koncesion apo ndonjë gjë tjetër kjo pastaj është për t’u shikuar nga mediat investigative po ashtu dhe nga elementë të tjetrë që vijnë nga sistemi i drejtësisë. Sigurisht, që mund të them që unë e para jam për lista të hapura dhe të mos harrojmë të themi që Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë 9 ditë grevë urie dhe kemi bërë protestë paradite dhe protestë pasdite jashtë parlamentit shqiptar por sot nuk mund të flasësh për lista të hapura kur nuk është problemi i listave të hapura", tha Kryemadhi.  

Ora 21:20
Kryemadhi: Jam pro listave të hapura, u dakordësuam vetëm për 5 kushtet e OSBE/ODIHR-it

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh pro listave të hapura, por në marrëveshjen e arritur më 5 qershor u dakordësua vetëm për 5 rekomandimet e ODIHR-it.

"Në 5 kushtet e OSBE/ODIHR nuk ka ndryshim sistemi, por janë marrëveshja e 5 qershorit për të cilën u dokordësuam. Unë jam pro listave të hapura pasi kjo do të nxis votimin e gjithë shqiptarëve, por dorkodësimi u arrit vetëm për 5 kushtet dhe rekomandimet e ODIHR-it", tha Kryemadhi.