Kryemadhi sulmon opozitën e re: U mashtrua nga Rama me mbyllje dosjesh korruptive

Kryemadhi sulmoi deputetët që morën mandatin dhe zgjodhën të hyjnë në Parlament duke thënë se kanë marrë benefite dhe premtime nga kryeministri Rama. Madje disa prej tyre, sipas kryetares së LSI, Monika Kryemadhi po bëjnë presion që në zgjedhjet e ardhshme të jenë në listat e Partisë Socialiste. Për kryetaren e LSI një investigim i thjeshtë do të nxirrte në pah arsyet e gjithsecilit prej atyre që mori mandatin për të votuar një pjesë të ligjeve korruptive dhe anti-kushtetuese të qeverisë.

"Mua më duket pak qesharake, në fakt që zoti Rama do të negociojë me ta sepse zoti Rama i ka mashtruar që në momentin që i futi në parlament duke iu ofruar po themi benefite apo mbyllje dosjesh korruptive apo premtime të tjera që mund të jenë. Mjafton që të shikoni, sot që kemi të ngritura sistemet e drejtësisë pra institucionet e drejtësisë së re janë shumë të kollajshme për të investiguar dhe për të verifikuar çdo deputet dhe arsyeja me të cilën ai deputet ka hyrë në atë parlament. E dyta, ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, ne jemi koshient dhe e dimë shumë mirë që deputetët që kanë hyrë në atë sallë drejtohen nga zoti Taulant Balla kështu që mos të merremi me këtë gjë. Kjo nuk është detyra jonë, kjo është detyrë e zotit Rama për vetë shkakun që të gjitha koncesionet korruptive që kanë kaluar në atë parlament kanë marrë 122 vota aq sa deputetë ka legjitim dhe jo legjitim salla e Parlamentit. Kështu që për korrupsionin mund të mbajnë përgjegjësi penale po themi të gjithë ata deputetë që kanë votuar. Problemi është marrëveshja që mund të bëjnë midis njëri tjetrit për sa i përket presioneve për të hyrë në listat e Partisë Socialiste apo për të krijuar apo për të vendosur gjoba ndaj Partisë Socialiste me ndonjë leje ndërtimi më ndonjë koncesion apo ndonjë gjë tjetër kjo pastaj është për t’u shikuar nga mediat investigative po ashtu dhe nga elementë të tjetrë që vijnë nga sistemi i drejtësisë. Sigurisht, që mund të them që unë e para jam për lista të hapura dhe të mos harrojmë të themi që Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë 9 ditë grevë urie dhe kemi bërë protestë paradite dhe protestë pasdite jashtë parlamentit shqiptar por sot nuk mund të flasësh për lista të hapura kur nuk është problemi i listave të hapura", tha Kryemadhi.  


Lajmi kryesor:

Kryemadhi në Report Tv akuza të forta Ramës: Mos është nxitësi i aktakuzave të Hagës ndaj Thaçit e Veselit? Konsensusi për 'Zgjedhoren' u arrit falë Yuri Kim


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)