LEZHË - Për Monika Kryemadhin, beteja me drejtësinë e luftëtarëve të UÇK në Hagë, mes të cilëve edhe e drejtuesve të lartë të politikës kosovare, është përgjegjësi edhe e kryeministrit Edi Rama.
Nga Lezha ku zhvilloi një takim me të rinjtë, Kryemadhi tha se teksa Rama bërtiste për mini-shengen, i çoi luftëtarët e UÇK para gjykatës
"Rama bërtiste për mini-shengen dhe sot i çoi luftëtarët e UCK para gjykatës. LSI ka një veti që mban fjalën dhe i ndihmon njerëzit. Ka qenë moto që në themelimin e saj. Sic kemi mbajtur njerëzit, të rinjtë e të rejat, ashtu do të mbajmë cdo shqiptar, që duke i zgjuar, duke iu ndryshuar atë mosbesim brenda vetes, që më 25 prill të shkojnë të votojnë kundër Edi Ramës dhe cdo segmenti të tij që kërkon të zhdukë të ardhmen të tuaj. Prandaj iu bëj thirrje: përfshihuni në vendimmarrje, në politikë, në ekonomi, kudo. Ky njeri kërkon të shkatërrojë familjet tona, por nuk ka për t’i shkatërruar kurrë. Do iu çjerrim maskën Edi Ramës dhe zuzarëve të tij më 25 prill, duke i treguar se familja shqiptare është i vetmi institucion i konsoliduar, që i ka mbijetuar luftërave dhe nuk u tjetërsua asnjëherë”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi e akuzoi Ramën edhe për gjendjen e vështirë në vend, ndaj i beri thirrje sociliastëve ta braktisin atë më 25 prill.
“Do iu çjerrim maskën Edi Ramës dhe zuzarëve të tij më 25 prill, duke i treguar se familja shqiptare është i vetmi institucion i konsoliduar, që i ka mbijetuar luftërave dhe nuk u tjetërsua asnjëherë”, u shpreh kryetarja e LSI, ndërsa vijoi se edhe socialistët e ndershëm nuk do t’i pranojnë më mashtrimet e kryeministrit. “Nuk ka socialist që do të pranojë mashtrimet e Edi Ramës dhe të Rilindjes. Nuk ka socialist që nuk do punë dhe pagë të mirë, që nuk do fëmijën e tij në shtëpi. Njerëzit janë të gjithë njësoj para Zotit e ligjit, por edhe para familjes së tyre. Beteja jonë është e përbashkët, me socialistët e ndershëm, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Lezha ka mundësi pafund, jo vetëm në turizëm, trashëgimi kulturore, bujqësi, por edhe në resurset kulturore. Unë nuk dua t’iu them që të votoni, sepse do thoni që erdhëm e kërkuam votën. Unë do iu kërkoj të zgjoheni, të ndryshoni, sepse vetëm kështu ne mund të garantojmë arsim cilësor, që garanton punësim të mirëpaguar" - tha Kryemadhi.
Në fjalën e saj para të rinjve, Kryemadhi tha LSI do të punojë për të rikthyer shqiptarët në shtëpitë e tyre dhe do të garantojë arsim cilësor dhe punësim të mirëpaguar.
Te cofsha kembet perpjete i Mona Baxhella!
PërgjigjuShtrire se na lodhet Mona
Ti monika duhej te ishe ne hage bashke me ilir meten,,sali berishen,,dhe lul bashen per krime,,vjedhje ndaj popullit shqoptar.....
Përgjigjuja fute kote ,e thua pere te marre ndonje vote po kete rradhe ska ,do ikni pere leshe
Përgjigju... kot lodhesh Mona Toksike, nuk behet jashteqitja, pjate kryesore ne tavolinat tona... shko bej botox e paguaj faturat e kalamajve ne Angli!!!!!!!
Përgjigju