Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur ditëm me një takim në Vorë, me disa banorë të kësaj bashkie.
Sipas saj, LSI është partia që di t’i mbajë premtimet, ndërsa kërkoi që ndryshimi të vijë nga të rinjtë. As në këtë takim nuk i ka ndalur akuzat për kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se ka gënjyer prej 8 vitesh.
“Gjithçka në këtë vend është e errët, ndaj duhet program. LSI është parti që di t’i mbajë premtimet. Ndaj ndryshimi vjen nga të rinjtë. Ulja e taksave është e domosdoshme, ndaj ne duhet të ndihmojmë qytetarët me vepra. Kryeministri Rama vijon mashtrimet prej 8 vitesh dhe nuk di që të mbajë premtimet. Sondazhi më i mirë është takimi me qytetarët. Ky realitet duhet të ndryshojë.”, tha Kryemadhi.
Për kryetaren e LSI, Vlora është kthyer një qytet fantazmë për shkak të rindërtimit.
“Ndërkohë sot jemi këtu në Vorë, ku në orët e para të mëngjesit duhet të ketë një lëvizshmëri të madhe për shkak të zonës, që është një zonë industriale dhe bujqësore, por që është kthyer në një qytet fantazmë, për shkak të asaj politike jo vetëm diskriminuese por edhe që ka grabitur pronën e qytetarëve të Vorës. Ne kemi qenë edhe më përpara në pallatet e dëmtuara nga tërmeti, ku faktikisht banorët jo vetëm që nuk kanë asnjë bonus qiraje, por nuk kanë asnjë plan se ku do të jetojnë, nëse pallatet e tyre do të shemben apo do të rindërtohen, apo rikonstruktohen”, tha ajo.
Ajo ka shtuat se të dielën, mjekët dhe infermierët e qendrës shëndetësore të Vorës, kanë denoncuar mungesën e mbrojtjes nga COVID, si maska e dezinfektonte.
“Jo më larg se para disa ditësh, ditën e diel, ne patëm një denoncim nga mjekët dhe infermierët e qendrës shëndetësore të Vorës, të cilët i kanë drejtuar një peticionin ministres së Arsimit dhe Drejtorisë Shëndetësore të Tiranës për shkak të mungesës jo vetëm të vëmendjes, por edhe të mbrojtjes së tyre. Mungesa e maskave, mungesa e dezinfektantëve, mungesa edhe e respektit të këtij personeli. Dhe reagimi i institucioneve është zero dhe nga ana tjetër shikojmë një propagandë që bëjnë sikur po përgjërohemi për mjekët, nga ana tjetër pastaj një degradim të sistemit shëndetësor që është kthyer në gjobë vënie. Pra, kemi disa anë monedhe, që kanë krijuar hapësira të mëdha abuzimi me këtë kategori”, shton Kryemadhi.
TI BEJ ÇA TE DUASH DHE FOL SI TE DUASH KY POPULL TE NJEF SE KUSH JERAMES PRAP TI DHE TAKEMI YT DO I BENI FRESK
PërgjigjuMos e nxirrni me kete gruan me gojepiset te planetit se na e shpifet. Nuk e kuptoni nga sondazhet se leshelija eshte ne grahmat e fundit si Hitleri ne bunkerin e nendheshem te Berlinit kur mbi koke te tij degjoheshin zinxhiret e tankeve ruse dhe ai gradonte me kryqin e hekurt gjeneralet qe ishin ne Bunker. Kurre me leshilikes se Fallxhores Horoskopike leshelike ne pushtet.