Raporti i Italisë për drogën, Kryemadhi: Për tre muaj pastrojmë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Edi Ramës

Raporti i Italisë për drogën, Kryemadhi: Për tre muaj pastrojmë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Edi Ramës

kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Pas raportit të bërë publik nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, ku thuhet se “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”, ka reaguar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi ka prezantuar planin e qeverisë duke theksuar se LSI ka në plan që për 3 muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Edi Ramës.

Ja çfarë paraqet shumë qartë raporti:

1."Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane’. 2.
Vetëm në vitin 2017, mbi 90 ton janë kapur nga rreth 41 ton që ishin në vitin 2016".
3.Klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe
trafikimit të saj’.

4. "Grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizata të tjera kriminale europiane për kontrollin e territorit të rrugëve e të trafikimit të drogës.
5.Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës.
6.Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.

8."Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i Antidrogës italiane shpreh shqetësimin se ‘së bashku me 'Ndrangheta' në Kalabri, e cila falë një rrjeti kompleks të lidhjeve ndërkombëtare ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017.
9."Shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës (me rreth 1.100 persona të arrestuar). Kurse nga 10 mijë të huaj të arrestuar për trafik droge, 2000 janë shqiptarë.

Raporti tregon që propaganda e paguar e Edi Ramës nuk duhet të na verbojë por të na zgjojë. Të parat duhet Ne nënat dhe gratë të bëhemi bashkë për të shpëtuar fëmijët dhe familjet shqiptare. Po na shkatërron rininë dhe të ardhmen. Po na shkatërron kulturën dhe historinë. Po na shkatërron themelin e shtetit, vlerat mbi të cilat ky vend mbijetoi për shekuj të tërë. Raporti i fundit është dëshmia e qartë e rrënimit ku e ka çuar vendin Edi Rama dhe banditizmi i tij. Askush më parë nuk ka qenë kaq thellë i përfshirë në trafiqe dhe llumin e bandave. Askush më parë nuk ka qenë kaq arrogant dhe tallës ndaj probleme dhe halleve të shqiptarëve. Askush me pare nuk i ka shpallur lufte biznesit, intelektualeve, teatrit duke qene thjesht armik i popullit te vet.

LSI ka në plan që për 3 muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Edi Ramës. Të çmontojë këtë qeveri dhe të shembi këtë sistem dhe për 3 muaj Shqipëria ti kthehet normalitetit dhe zhvillimit ekonomik.

1. Sekuestrim të pronave mafioze dhe pastrim të Shqipërisë nga paratë e pista
2. Taksat e ulëta
3. Konkurrenca e pastër
4. Zhdukja monopoleve
5. Rikthimi i barazisë dhe demokracisë.
6. Shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë pa dallim bindje politike.
7. Të shpëtojmë trashëgiminë kulturore.
8. Të shpëtojmë identitetin tonë.
9. Çmontimi i kësaj qeverie është hapi i parë.

Deklarata e plotë e Monika Kryemadhit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shunden-Bunden: 12/07/2018 21:56

    LSI- lesheqi

    Përgjigju
  • Highlanderi: 12/07/2018 17:45

    Kjo ba**xhell fle e sheh edndrra me k*** ne goje.

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 12/07/2018 16:59

    Edhe. Une merak e kam pastrimin tend ndaj po i bej gjuhes nje syervitje te mire

    Përgjigju
  • Erik: 12/07/2018 14:45

    Po ik o trullane se ju i bete keshilltare dhe drejtora trafikantet e droges, tani po na tregon çarçafin e bardhe sikur je virgjereshe. A thua i kane futur reset trurit shqiptaret dhe u eshte fshire memorja, kur ishit ne pushtet jo me larg se 1 vit me pare?!

    Përgjigju
  • Kavaja: 12/07/2018 14:42

    Po te ishte kjo qe thua e vertet, Do duhej shqiptaret te lepijne te teren, nga gishti i kembes, e deri ne maje kreje.Po ata-shqiptaret, te kane provuar ore!Ishe me Salon asgje!Ishe me Ramen asgje! Tash me nenbishtin e Salos, vetem fjale,banalitet e veprim shtrigash vandale,Prap Asgje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë