Kryemadhi: Rama doli 5 orë vetëm në televizor i braktisur, ne do t’i japim fund dilemave të largimit apo qëndrimit në Shqipëri më 25 prill

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me banorë të Njësisë nr.2 në Tiranë, ku nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se i ka braktisur njerëzit por sipas saj rri në televizor 5 orë në ditë dhe flet vetëm.

Në këtë takim kryetarja e LSI theksoi  se sipas saj Ramën e kanë braktisur njerëzit e tij, ndaj ajo nuk do të merret me të braktisurit por të krijojë mundësi të reja.

“Tani isha në një takim me disa gra dhe një nga problemet kryesore që ato kishin ishte mungesa e urbanit, papunësia, kopshtet dhe çerdhet që nuk kanë mundësi për ti paguar. Njëra prej tyre më tha: Bravo, e ke qarë sot, se del një burrë flet 5 orë në televizion dhe nuk flet as për taksat e larta, as për energjinë, as për çmimet e larta, për asgjë.Dhe unë i thashë që në fakt ai nuk është se është burrë llafazan, por një njeri që del dhe flet vetëm në televizor 5 orë, ndërkohë që është kryeministër që duhet të zgjidhë problemet e njerëzve, është i braktisur.

Nuk mendon si të zgjidhë hallet e njerëzve por si të merret me llafe të mashtrojë. Tani kjo historia e batutave i ka dalë jashtë loje sepse njerëzit duan bukë. E kanë braktisur njerëzit e tij, kështu që ne nuk do të merremi me të braktisurit, por ne duam të krijojmë mundësi, të krijojmë vende pune për ju, punë të mirë paguar, të krijojmë hapësira pa fund, të zhvillohet ekonomia, të zhvillohet biznesi, të kthejnë sigurinë në vend, të kthejmë atë për të cilën ne kemi nevojë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi edhe e ka ironizuar kryeministrin duke thënë se tani kjo historia e batutave i ka dalë jashtë mode. Dilemave të largimit apo qëndrimit në Shqipëri. Kryetarja e LSi tha se do t'i japin fund më 25 prill.

“Sot ka ndenjur pesë orë vetëm në televizor i braktisur. Një njeri që flet me veten në televizor në vend që të merret me pandeminë, në vend që të merret me krijimin e vendeve të reja të punës, në vend që të thotë: Ore si të krijojmë mundësi për nënat e reja, për kopshtet, për çerdhet. Pra, nuk mendon si të zgjidhë hallet dhe problemet e njerëzve, por rri e mendon si të merret me llafe, me thashetheme, të gënjejë, të mashtrojë.

Tani kjo historia e batutave i ka dalë jashtë mode, nuk e tërheq më njeri, sepse njerëzit duan bukë, duan punë, duan taksa të ulëta, duan zhvillim. Në fund të ditës njerëzit të thonë: Ore zotëri, çfarë u ofron ti shqiptarëve sot? Ai shqiptarëve sot nuk i ofron asgjë”, shtoi ajo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonymous: 08/02/2021 06:55

    ja dhe kjo gaforrja qe shum shpejt bashke me Ilir meten do shkojn andej nga kan dal.

    Përgjigju
  • Toni: 07/02/2021 20:50

    Moj idiote,Rama nuk mbledh njerëz sepse respekton masat antikovid jo si puna jote që i thua njerëzve të mos vënë maska dhe të shkojnë nëpër kisha e xhami! Gjë e ndyrë...

    Përgjigju
  • robi: 07/02/2021 20:18

    Nuk kam pare shpifarake sharebajga si keto dy monstrat e leshelise qe po shkon drejt gropes se zeze me 25 prill

    Përgjigju
  • raul: 07/02/2021 20:15

    Amon shikojeni kete Erisa xhixhon hundpinoken sa shpifarake eshte. A i jepet vote kesaj sharebajge dhe fallxhores sudes se leshelise

    Përgjigju
  • Shaqo: 07/02/2021 20:00

    Dy fshatare klasike ne foto, por e pamundur te zhvillohet Shqiperia me mentalitet fshati, nuk eshte faji i tyre, aq eshte niveli ne fshat, per vehte jetojne si ne perralla, si dikur agallaret, por qyteti pret me shume, dhe ata-ato nuk mund t'i japin me shume qytetareve shqiptare. Nuk mund te behen qytetare ne zor, pavarsisht pasurise qe posedojne sot se neser nuk i dihet c'mund te bej SPAK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin