Kryemadhi s'tërhiqet nga replikat
me Nikollën: Ministrat ikin e vijnë

Kryemadhi s'tërhiqet nga replikat<br />me Nikollën: Ministrat ikin e vijnë
Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi nuk tërhiqet nga kritikat për Lindita Nikollën për Reformën në Arsim.
 
Një ditë pasi i kërkoi nga Lezha që të mos përsëriten gabimet e vitit të kaluar në maturë, Kryemadhi gjatë një takimi me të rinjtë e LRI në Pezë u është drejtuar atyre me fjalët 'Asnjëherë mos bëni kompromis në kurriz të dijeve tuaja, pasi ministrat dhe deputetët ikin dhe vijnë dhe ajo çka ju mbetet është arsimimi i mirë'.
 
Gjithashtu, ajo tha se kurrë mos besoni se ai që ka më shumë pushtet ka gjithmonë të drejtë.
 
"Sot në Pezë iu bashkova festës së miqësisë të organizuar nga gjimnazistët dhe studentët e LRI.
 
Asnjëherë mos bëni kompromis në kurriz të dijeve tuaja. Ministrat dhe deputetët ikin dhe vijnë dhe ajo çka ju mbetet është arsimimi i mirë.
 
Besoni gjithmonë në bindjet dhe idetë tuaja dhe kurrë mos besoni se ai që ka më shumë pushtet ka gjithmonë të drejtë
' shkruan Kryemadhi në Facebook.

Pas kritikave të djeshme për reformën në Maturën Shtetërore, Lindita Nikolla u shpreh e habitur dhe i kërkoi të mos cenojë suksesin e reformës për disa vota më shumë në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit, ndërsa pas deklaratës së sotme ende nuk ka asnjë reagim. 

[gallery]21523[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0