Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kohën e saj për të folur në foltoren e Kuvendit e përdori pikërisht për të sulmuar Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Sipas saj qëllimi i këtij Komisioni Hetimor është të mbyllë çështjen dhe të 'detyrojë' SPAK që të marrë një vendim politik, por theksoi se LSI do të vijojë me denoncimin e kësaj 'afere', koka e së cilës, për Kryemadhin është kryeministri Edi Rama. Dëshminë dje të Ramës në Komision, Kryemadhi e cilësoi si qesharake dhe si reklamën më të lirë që i ka kushtuar ndonjëherë Ramës.
"Afera e inceneratorëve u bë qesharake me Komisionin e djeshëm. E djeshmja ishte reklama më e lirë që i ka kushtuar Ramës me atë komision që për mua ishte një amnistues së aferës së inceneratorëve që mbulon krimin që ka ndodhur me të. Ne kemi bërë hetim, kemi dorëzuar dosjen në SPAK. Një nga faret më të mëdha të Grupit të strukturuar kriminal të zbardhet njëherë e mirë. Nuk është vetëm çështja e inceneratorëve, është ujësjellësi, AZHBR, për të cilat nuk flet kush. Nëse Komisioni i Inceneratorëve ku opozita vendosi veton që LSI të mos jetë pjesë, shërben për ta mbyllur aferën dhe për ta vendosur SPAK me shpatulla pas murit për të dhënë një vendim politik, kjo është tjetër gjë. Jua bëj të qartë që çështjen e inceneratorëve do e vazhdoj deri në fund sepse nuk është vetëm Lefter Koka, por shumë të tjerë të përfshirë dhe koka është vetë Rama", tha Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Inceneratorët 'transferohen' në Kuvend/ Mazhoranca: Komisioni Hetimor çmontoi njëherë e mirë mashtrimin e madh, si 'u futën në ujë' 430 mln euro, ishin virtuale! Basha: E bllokuat nga frika
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Klima rrezik për ekonominë, BSH marrëveshje me Bankën Europiane! Sejko: Të financohen më shumë projektet e gjelbra
23 Janar, 17:35
-
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Begaj: Kongresi i Lushnjes shpëtoi vendin nga vëllavrasja! Spiropali: Objektiva, reforma në drejtësi e anëtarësimi në BE
21 Janar, 11:05
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
19 Janar, 13:10
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Abu Dabi, firmoset sot marrëveshja trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit! Rama: Gur kilometrik drejt pavarësisë energjetike
15 Janar, 08:52
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
14 Janar, 13:45
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12