Kryemadhi takim me banorët e njësisë 8, Tiranë: Shqipëria po përmbytet, kryeministri ka dalë xhiro për të kërkuar azil

Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin dhe përmbytjet në disa prej tyre, kanë qenë kyefjalë e takimeve të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit. Ajo tha se teksa vendi përballet me një situatë të vështirë, kryeministri Rama është në kërkim të azilit politik.

“Tani aktualisht që ne flasim, e gjithë Shqipëria po përmbytet nga shirat, ku e kemi kryeministrin? Kryeministri ka dalë xhiro, po kërkon azil politik për veten e tij. në vend që të jetë në krye të detyrës, në vend që të vërë institucionet për të ndihmuar ato familje dhe biznese që përmbyten. Pra Shqipëria është e përmbytur e gjitha. Pandemia në një anë, që ka shkatërruar, nga ana tjetër shkatërrimi i ekonomisë që vjen nëpërmjet përmbytjeve, në një anë tjetër kemi nj izolim total të Shqipërisë. Varfëria çdo ditë e më shumë ndikon dhe bëhet prezente në tryezat e shqiptarëve” – tha Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, probleme të theksuara po hasen veçanërisht në arsim dhe punësim, ndërsa për herë të parë pranoi se opozita nuk ka më kohë për të humbur.  Kryemadhi tha se ligjin për arsimin e lartë nuk do e shkruajë më politikanët, por ekspertët.

“Për ligjin e Arsimit të Lartë faktikisht ne si LSI, edhe Floida, Kejdi edhe Klevi, që janë angazhuar jashtëzakonisht shumë, apo edhe profesor Shezo edhe Nora Malaj që kanë qenë pjesë e Komisionit, ne jo vetëm suportojmë ligjin, se suportojmë grupet e interesit. Ligjin e Arsimit të Lartë nuk e shkruan as Monika Kryemadhi, nuk e shkruan as Lulzim Basha , asnjë parti politike. Ligjin e Arsimit të Lartë do ta shkruajmë universitetet publike. Bashkë me universitetet private, ku lokomotivë është universiteti publik dhe grupet e studentëve të cilët janë pjesë e kësaj. Për Monikën, për LSI-në, apo për gjithë këta të rinj, ligji i Arsimit të Lartë ka rëndësi nëse diplomat e universiteteve tona janë konkurruese në Europë dhe në tregun e punës. Dhe përveç kësaj që me këtë rini energjike, entuziaste ne të mund të prodhojmë standarde të studentëve tanë, që e kanë treguar kudo sepse kanë qenë elita të universiteteve të tjera. Nëse politika do vazhdojë të fusë hundët, dhe të men dojë se mund të bëjmë politikë atëherë bëjmë gabimin më të madh. Universitetet jo vetëm kanë autonomi financiare, por janë ta pavarura politikisht dhe nuk duhet të kenë ndikim politik” – tha Kryemadhi.

Gjatë takimeve me strukturat, të cilat Kryemadhi i sheh si një rrugë e domosdoshme për të qenë më të përgatitur për 25 prill, kryetarja e LSI kërkoi jo ndryshim të siglave të partive, por ndryshim rrënjësor të sistemit.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 09/01/2021 09:41

    Nafije fallxhorja dere me dere si lypese por mos u lodh kot , kurre me ne pushtet cizmeparticka e ministrave dhe drejtoreve superhajdute, particka e kurvave te haremit te Jales ne koshin e plehrave te shqiperise.

    Përgjigju
  • BENI: 08/01/2021 23:19

    IK moj fallxhore gore...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb