Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me këshilltarin e kryeministrit të Greqisë Mitsotakis, njëherësh Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Anastasios Chatzivasileiou.
Gjatë takimit Kryemadhi tha se Marrëveshja e Detit me Greqinë duhet të bëhet transparente, ndërsa tha e njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia kontribuon për forcimin e paqes dhe proceseve integruese në BE të të gjithë rajonit.
Njoftimi i plotë i LSI
Kryetarja e LSI-së priti në takim Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombërtare dhe BE të partisë Demokracia e Re, njëkohësisht Deputet i Parlamentit Grek dhe Këshilltar i Kryeministrit Mitsotakis, z.Anastasios (Tasos) Chatzivasileiou.
Gjatë takimit, Kryetarja e LSI vlerësoi marrëdhënien e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Duke vlerësuar mbështetjen e Greqisë për rrugën euro-atlantike të Shqipërisë, Kryetarja e LSI-së shprehu qëndrimin e LSI-së se marrëdhëniet tona duhet të intensifikohen duke u bazuar te transparenca dhe mirëbesimi, si themel për një marrëdhënie partneriteti që kontributon për paqe, siguri dhe prosperitet në rajon.
Kryetarja e LSI-së vlerësoi respektimin e minoritetit grek në Shqipëri, si një urë bashkëpunimi midis vendeve. Gjatë takimit Kryemadhi nënvizoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia kontribuon për forcimin e paqes dhe proceseve integruese në BE të të gjithë rajonit.
Ajo gjithashtu theksoi se marrëveshja e detit me Greqinë duhet të realizuar me transparencë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar për detin dhe legjislacionin kombëtar, si dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
32.6%
-
Të gabuar
43.5%
-
Nuk e di
23.9%
Vota total: 46
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
Ilir Meta dëshmon mbi 2 orë për lobimin e SHBA-së! Nga 313-ta në SPAK përmes tunelit! Avokati: Ishte bashkëpunues, e sqarues
7 Janar, 10:50
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Kryemadhi në SPAK e trembur: Nuk flas më para prokurorëve! Ilir Metën nuk e urova për Vitin e Ri, e kanë iluminuar kundër meje
6 Janar, 09:57
-
Ndërrimi i viteve në Kosovë, hedhja e fishekzjarreve del jashtë kontrollit! Një person i plagosur, makina e banesa të dëmtuara në Prizren
31 Dhjetor 2024, 23:00
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
Kjo Monika ishte na takom me brek apo pa brek?
Përgjigju