Kryeamadhi e konsideroi si një aferë korruptive të Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës shpërdorimin në rrugën Tiranë-Elbasan që po hetohet nga Prokuroria dhe tha se ish-ministrat e LSI Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj kanë përgjegjësi që heshtën për ta.
Kryetarja e LSI nuk kurse batutat me “çizme” në adresë të kryeministrit Rama si dhe hodhi posjtë zërat që mund të jetë takuar me të.
Ajo foli edhe për një episod kur vajza e saj pësoi një aksident të lehtë pas takimit me Ramën në Kosovë.
Intervista e Monika Kryemadhit në REPORT TV
LSI mes shumicës dhe opozitës?
Mirëmbrëma! Gëzuar Ditën e verës, vera simbolizon ringjalljen, edhe rilindje mund të themi, por ngaqë disa fjalë i konsumojmë më shumë sesa duhet, pastaj ngjallin neveri. 27 vitet e trazicionit kanë krijuar një mentalitet të varfër, pasi mendojnë nëse voton një ligj të qeverisë ti je me atë, apo e kundërta. Vettingu në polici është i domosdoshëm, ligji që na ishte paraqitur ishte i dobët. Ne nuk mund të thonim, jo. Nëse PS nuk do të pranonte amendamentet tona do të vononim kundër. Ishte një sjellje ndryshe që i mungon politikës shqiptare. Ne bëjmë opozitë për t’u shërbyer shqiptarëve.
Pati një sjelle ndryshe edhe nga shumica?
Edhe atyre u interesonte që të kalonte një ligj me më shumë vota, jo se nuk i kishin votat. Ligji krijon disa korniza, duke filluar nga drejtorët.
PD nuk e votoi, apo ishte kundër?
PD abstenoi, edhe ajo e donte, por zgjodhi një taktikë tjetër. PD bëri edhe një herë shpjegim. Të shikojmë me cfarë hapash do të ecë Xhafaj dhe policia për të bërë ndoshta më vonë edhe një amendim të këtij ligji.
Ju u munduat të negocionit?
Ne kemi diskutuar, por ishin më shumë të fokusuar te ligji për rregulloren. Kjo ishte një lloj ndarje, ne ishim përgjegjës për Vettingun ata (PD) për rregulloren, e cila duhet të kalojë me konsensus. Në të kundërt, po kur të mos jetë PS në pushtet dhe ta bëjë rregulloren si i do kokrra e qejfit.
Ka një dallim në polici mes Tahirit dhe Xhafajt?
Xhafës i duhet shumë punë për të ndryshuar imazhin e policisë së shtetit. Policia ka sfidën më të madhe se politika shqiptare, për shkak të asaj që u mboll. Ka drejtorë policie që kanë ikur dhe janë në kërkim. Janë 128 policë që kërkohen për trafik droge. Policia ka një sfidë të madhe, pjesë e së cilës është edhe Xhafa. Cdo ditë e më shumë shikojmë vrasje, kërcënime dhe gjoba, ashtu sikurse edhe kapjen e tonelatave.
Keni një opinion për aksionin anti kokainës?
E përshëndesim aksionin. Ne si opozitë e përgëzojmë policinë dhe partnerët, që ia dhanë një mundësi policisë që të bënte një aksion, por policia dhe prokuroria duhet të tregojnë se kush fshihet, kush është porositësi dhe garancia se tani është kapur vetëm shoferi. Në fakt ne kemi dy vjet që flasim për drogën dhe në jetën e përditshme, ajo që bën përshtypje nuk është droga, por fakti që shqiptarët janë kthyer në përdorues të kokainës.
Si ka mundësi, se jemi populli varfër?
Jo, sepse shqiptarët nuk paguhen me para por me mall për punën që bëjnë. Argatët nuk ushqehen me ushqim, por me kokainë, duke i kthyer në ushtarë të bindur. Rinia degradon cdo ditë e më shumë, do të kemi deficenca në mësues, infermierë dhe gazetarë, pasi do të vijë një kohë që edhe gazetarët do të mbarojnë.
Nesër do të jetë një betejë e ashpër në parlament, debati për ndihmën sociale, mocion për besim?
Është interpelancë për mocion për besim. Secili ka kohën e tij për të folur, debati do të jetë gati 9 orë, por i organizuar. Ne e kemi bërë shumë të qartë, do të paraqesim paketën anti-varfëri, do të kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha forcave. Sfida më e madhe është t’u ofrojnë shqiptarëve zgjidhjen e varfërisë.
Cfarë qëndrimi do të mbani, kritik apo alternativ?
Kritik, por edhe me alternativa. Nëse nuk duan ta marrin paketën dhe ti vendosin stampën e PS. Qeveria duhet të tërhiqet nga koncesionet dhe ato para që i fitojnë ata tre njerëz dhe 80 mijët familjet do të krijojnë profesion për të pasur një rrogë. Ne nuk kemi asnjë shkollë profesionale sot.
Arsimin ata e kishin bazë të programit të tyre?
Edhe ne e kemi pasur dhe e kemi kërkuar. Vetëm USAID ka investuar shumë, por nuk kemi një shkollë profesionale.
Nëse Rama e pranon paketën tuaj do u vendosë në siklet?
Fare! Ne prapë do të qëndrojmë në opozitë. Paketa jonë është e rëndësishme. LSI ka qenë në pushtet dhe ka dhënë maksimumin. Pavarësisht kostove politike për hir të bashkëqeverisjes, ne vijmë duke u rritur. LSI ka nevojë të qëndrojë në opozitë për të krijuar vizionin e saj. Mendoj që LSI ka një sjellje ndryshe, është një opozitë që sjellë alternativë. Opozita ka rolin e denoncuesit, në momentin që pranohet, ca të keqe ka?
Ka një ndryshim në retorikën tuaj, nga hera e fundit që ju kam ftuar, ka ndryshuar dicka?
Jo, absolutisht asgjë. Për ne është me rëndësi hapja e negociatave, dhe nëse nuk hapen Rama duhet të shikojë pozicionin e tij, duhet të largohet. Mos hapja e negociatave vjen si rezultat i punës së tij, nuk është fajtor as LSI, as Basha dhe as Berisha. Misioni i BE gënjeu kur tha votoni reformën se do të hapen negociatat, pastaj tha votoni 7 ligjet, PD e kuptoi lojën dhe cfarë ndodhi, LSI votoi, por sot kemi një prokurore pa Vetting. Arta Marku duhet të ketë shumë kujdes që të mos përdoret nga politika, se askush nuk do ta falë. Secili që sot është i prirur që të bëjë një gabim nesër do e paguajë. Markut i bëj thirrje që të mos bëhet pre e konflikteve mes grupeve të Ballës, Gjiknurit apo Ahmetajt në PS.
Kur ajo u zgjodh ju përdorët çizmen?
Ishte për Ramën, jo Markun.
Rruga Tiranë-Elbasan?
Ju mendoni se Xhika me Tomën janë në burg se më të vërtetë kanë pasur probleme me rrugën? Faji është që edhe Haxhinasto edhe Dervishaj nuk dalin ta shpjegojnë. Eshtë një konflikt me Ballës dhe Gjiknurit, ky i fundit kërkon që n/ kontraktorët e rrugës që kontrollohen nga Balla dhe kabineti i Ramës, të kontrollohen nga vëllai i tij. Xhika në burg pse kërkoi 35 mln euro për rrugën dhe nuk kërkoi 50 mln euro. ARRSH nuk ka lidhje me kontratën, e miratoi parlamenti, Xhika dhe Toma janë në ajër, janë vetëm përfituesit, që e marrin në dorëzim. Balla e di shumë mirë, pasi po të shikoni librat, e gardës sa hera ka hyrë me firmën që ka fituar tenderin. Xhika dhe Toma nuk janë pjesë e këtij procesi, është kabineti Rama dhe një nga këshilltare e Ramës, që i thërriste në raport të gjithë. Ajo lidhte Ballën dhe Kryeministrinë. Haxhinasto dhe Devishaj nuk flasin se u dhimbset Gjiknuri se e kanë shok. Ai gënjeu dhe mashtroi, por shumë shpejt Gjiknuri do të ketë një padi, për padi të rreme. ka edhe një gjë tjetër. Gjiknuri do të marrë edhe 15 milionë euro të tjera për rrugën. Po pse përfaqësuesit e kryeministrisë ishin kundër pjerrtësisë së rrugës? Xhika ka kërkuar që të jetë sa më e drejtë, shembja nuk ka ndodhur për fajin e Xhikës, por këshillit teknik. Këtë shpjegim duhet ta bënin edhe Haxhinasto, Devishaj dhe Xhika, kanë një lloj burrërie që nuk përmendin emrat, por nuk duhet të kesh burrni me disa që janë legena. Kjo është dhunë dhe kërcënime, pasi ata nuk do të ishin jashtë shtetit.
Keni besim se kjo cështje do të zbardhet?
Do të zbardhet. Xhika mund të ketë kusure të tjera, por në rastin konkret, ai dhe Toma janë thjeshtë dy elementë për të treguar që po veprojnë për të bërë një luftë kundër korrupsionit. Koha e diktaturës ka mbaruar. Kusuret e Ramës nuk ka pse ti paguajë ai. Nuk do ta lë Ramën për të hyrë në kryeministri, në radhë të parë për të shpëtuar djalin e tij dhe pastaj për të gjithë fëmijët e tyre. Vetë Rama ka probleme dhe ai e di që nuk është e mirë situata. Ai ka vetëm një zgjidhje, që të largohet nga qeveria. Kjo ështe e vetmja mënyrë.
VIDEO/ Emisioni 'Repolitix', e ftuar në studio Monika Kryemadhi, pjesa e parë
“Mbrojtje politike do ti bëj Dashamir Xhikës, sepse arrestimi i tij është politik. Është turp nëse ne politikanët nuk themi të vërtetën. Të gjithë ministrat e LSI mund të kenë probleme, gabime, s’ka njeri që ha bukë dhe nuk bën thërrime. Nëse kanë bërë gabime të mbajnë përgjegjëësi, por s’mund të përdorësh kamxhikun me njerëzit pa fakte dhe prove. Me ç’të drejtë e arreston tjetrin në 12 natës" - tha Kryemadhi.
Arrestin me burg e ka vendosur Gjykata...
Ka orë për kontroll banese ka një orar, nga 8 të mëngjesit në 10 të drakës. Pse denigronin familjen e tij, apo edhe të Andi Tomës. Ne nuk kemi bërë njeri me zor ministër. Kështu që cdo njeri mban përgjegjësi vetë. Por nëse unë si kryetare shoh se lufta është politike dhe nëse njerëzit tanë kanë bërë gabime, nuk i hedhim në rrugë. Po mar rarstin e ish-nënprefekti të Rrogozhinës Fatos Kraja. E arrestuan dhe i thanë që ke falsifikuar firma dhe prova. Ndejti 100 ditë në burg dhe pastaj e falën. Ky zotëri kush do mbaj përgjegjësi për 100 ditët e burgut të tij. E ka kthyer reformën në funksion të kësaj.
Çdo gjë Edi Rama e kontrollon në këtë vend? Prokuroria e krimeve të rënda erdhi të arrestonte Saimir Tahirin,, është e njëjta Prokrurori që po ndjek edhe çështjen Tiranë-Elbasan...
Pse s’e arrestoi Sajmir Tahirin dhe këta i arrestoi.
Ishin pa imunitet...
Merri pasaportën. Për shpërdorim detyre nuk e fut dot njeri në burg, merri pasaportën. Ndaj duhen të jenë shumë të kujdeshëm, sepse në botën e teknologjise cdo gjë le gjurmë.
Ka zëra se jeni takuar me Ramën...
Të jeni të bindur që jo. Kur ishim në Kosovë me rastin e pavarësisë, nuk u takova me Edin por me Linda Ramën. Unë isha me Bashën dhe isha edhe me Erën, ai kaloi aty i puthi dorën Erës dhe pas 1 jave theu dorën. I tashë se çdo gjë që prek ai thyhet. Edhe po ta shikoja, do t’i thoja mirëmëmngjes, jep dorëheqjen.
Batuta për "çizmet"
"Me ritmet sost sipas ritmeve që po ecën sipas borxhit, pas 60 vjetëve do jemi si mesatarja e be. Kur unë të jem 104 vjec nipëritt dhe mbesat do më thonë tu thaftë dora. Cizmja thyen mitin e njeriut të paprekshëm. Strategji që e përdor për të krijuar perceptimin te shqiptarët që mos ta respektojnë, por ta kenë frikë. Edi Rama i adhuron diktatorët, ashtu sikurse i ka frikë. Duyke qenë se i adhuron, do të donte të ishte diktator. Ai po instalon gjithë strukturnë shtetërore dhe kriminale në dobi të unit dhe vetës së tij.
Duke qenë aq e vërtetë, shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë politikanë me gjuhë letrare dhe artikulim të manipulueshëm. Unë kam një parim, evidentim dhe zgjidhje. Kjo ëhstë detyra e opozitës. Një opozitë që vetëm shan edhe fyen. Opozita duhet të jetë një alternbativë."
Ka shumë kritika lidhur me opozitën, se është e dobët..
“Opozita nuk ëhstë e dobët, por ka nevojë për t’u riformatuar në mënyrë organizative. Opozita ka përballë një shett të kapur, që është kthyer në njëisntitucion”.
VIDEO/ Emisioni 'Repolitix', e ftuar në studio Monika Kryemadhi, pjesa e dytë
Ky është edhe vendim i Bashës?
I rakorduar, por ne protestë edhe do të bëjmë. E dini ju që 6 gocat që i shkruan baner në Rinas Ramës “shko dhe mos u kthe" i morën në prokurori.
Në Tiranë do të keni kandidatë?
Kemi filluar sensibilizim për anëtarët në këshilla. Në lista do të ketë njerëz politike, që kanë edhe besnikëri politike. Në përzgjedhjen e kandidatëve do të ketë përzgjedhje edhe për kryetar bashkie, që janë më të ndryshmit, do të kenë kandidatë që LSI do të hapë spektrin, edhe nga shoqëria civile. PD mund të ketë kandidaturë tjetër ne tjetër, por mund të gjejmë edhe një tjetër
Po kandidatura e PS si iu duket, me Veliajn nuk jeni kaq e ashpër?
Kandidati për bashkinë e Tiranës, nuk kemi diskutuar me Bashën për zgjedhjet lokale. Kjo është një fazë tjetër në PD, ne kemi një strategji tjetër për fushatat zgjedhore, ne përgatitemi, pasi jetojmë në një shoqëri që ka një mentalitet primitiv, të gjitha segmentet, janë jo vetëm shumë agresivë dhe arbitrare. Janë ngritur grupe pune për programet dhe zhvillimin e qyteteve. Reforma administrative ka vend për t’u përmirësuar. Është shumë vështirë për të administruar bashki super të mëdha, që u janë bashkangjitur të gjitha komunat, ndërsa buxhetet janë të vogla.
Për Tiranën janë të hapura të tre versionet?
LSI është e përgatitur për të gjitha llojet e planeve
Edhe bashkëpunimi me PS?
Jo!
Në të gjitha bashkitë e vendit?
Patjetër, ne jemi në opozitë, PS ta mbajë tepsinë vetë
Për marrëveshjen e detit çfarë mendoni?
Marrëveshja me Greqinë duhet të përfundojë, Shqipëria nuk duhet që të jetë inferiore me fqinjët. Do të dëshiroja që marrëveshja duhet të mbyllet sa më shpjet, pa krijuar konflikte, ekonomike, politike dhe strategjike.
Presidenti po e vonon?
Mendoj që e ka kushtëzuar vendimi i Kushtetueses, që është ankimuar nga PS, referuar marrëveshjes së vjetër, Presidenti është i detyruar që ti zbatojë ato, pasi në të kundërt shkon në burg.
Takimi i fundit i zbuti tonet?
Nuk e di, nuk e kam pyetur asnjëherë dhe nuk e pyes
Përsa i përket donacioneve të LSI, Mustafa Hoxha kush është?
Nuk e njoh, kam përshtypjen që është biznesmen. Ne kemi pasur edhe donacione të tjera. Të jeni të bindur, që nëse zotëria... po të shkoni në auditin e KQZ ka shumë njerëz të tjerë që kanë bërë donacione me sasi të mëdha. Ka qenë edhe vëllai im.
Pasqyra juaj ka një problem në raport me lobingjet?
Kjo është bërë qesharake
Pse duhet të loboni në SHBA?
LSI ka lobuar dy herë. Kompani lobiste në SHBA ka qenë një kompani që është marrë në 2016 që kishte të bënte me reformën në drejtësi për të na orientuar. Po për zgjedhjet asnjëherë. Rusët ne nuk i kemi armiq, se po bëhet sikur u bë qameti. SHBA është partneri ynë strategjik, por kjo nuk do të thotë që të ngremë tymnaja të tilla. Nuk ka rëndësi ca nacionaliteti ka kompania lobuese.
Kjo e PD është ruse?
Mediat thonë kanadeze
Jo sepse ka një investigim
Prokuroria të hetojë nga vijnë paratë, nëse vijnë nga krimi dhe droga apo ka pasur një njeri që i ka paguar, ku nuk ka asgjë të keqe. Në SHBA ka nja 4-5 kompani lobuese në SHBA, jo të deklaruara.
s.k/Shqiptarja.com