
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka cilësuar përgjimet e "Bild", si pjesë të një puzzle-it gjigand që vërtetojnë, se "qeveria Rama" ka lidhje të ngushtë me krimin. Në një reagim për mediat, numri një i LSI, shprehet se pas publikimit të këtyre audio-përgjimeve, Rama duhet të japë dorëheqjen, sipas së cilës është e vetmja rrugëzgjidhje.
"Faktet e bëra publike nga gazeta gjermane ‘Bild’, i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi i organizuar për llogari të Rilindjes
Këto fakte janë vetën një pjesë e puzzle-it gjigand të bashkëpunimit të krimit të organizuar me zyrtarët e Rilindjes, të të gjitha niveleve.
Unë kam denoncuar publikisht me fakte, që në tetor të 2017, lidhje të tjera të elementëve kriminalë direkt me Edi Ramën. Në fotografi mund të shikoni Edin të rrethuar nga “stafi” i tij elektoral në qarkun e Durrësit. Këto incizime nuk janë rastësi, as të vetmet prova për tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Ato shtrihen kudo nga Jugu në Veri. Nga Shkodra në Dibër. Nga Elbasani në Lezhë. Nga Vlora në Berat. Nga Tirana në Fier. Kudo në të gjithë Shqipërinë.
Për çdo shqiptar është më se e qartë: Krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, në Parlament, në karrigen e Kryeministrit, në qeveri. Zgjedhjet, Parlamenti, Kryeministri dhe Qeveria janë ilegjitime.
Koha e këtij Kryeministri ka mbaruar! Dorëheqja është e vetmja rrugëdalje e tij.
Popullin nuk e ndal dot askush të thotë sot fjalën e tij dhe t’i rikthejë legjitimitetin zgjedhjeve, parlamentit, qeverisë, që sot janë marrë peng nga bandat e Rilindjes.
Asnjë hap pas", tha Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Përgjimet e 'Bild'/ Basha: U tronditën të gjithë, të huajt hoqën dyshimet! Rama: No coment
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7.1%
-
Pak
82.9%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Hero kur je me mua, tradhtar e i shitur kur më del përballë'- Rama me të rinjtë e FRPD-së, thumbon Berishën: Mendësi banale, karakteristikë e PD-së
29 Mars, 09:37
-
'U hoq nga puna se ishte me PD!' Të rinjtë e FRPD-së Vlorë tregojnë persekutimin politik, Rama: Më vjen turp! Në Tiranë e hoqëm flamë, tani në qytete!
29 Mars, 09:13
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama prezanton sot programin e PS: Shqipëria 2030! Pasdite në Kretë takon shqiptarët
29 Mars, 07:52
-
‘Skuqu kur i përmend emrin’, Manja replika me Gjekmarkaj: O profesor ke At shpirtëror, Zef Pëllumbin apo Sali Komunistin
29 Mars, 07:50
-
Sot ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan! Të pranishëm krerët e shtetit, Presidenti Begaj fjalim! Të ftuar nga Greqia dhe 13 Kisha Ortodokse të Botës
29 Mars, 07:17
-
'Nuk jam rrugaç t’i bie derës me shkelm për Saliun', qytetari-Ramës: Po ta bëja, do isha si Talo Çela që e kam komshi
29 Mars, 00:01
-
VIDEO/ 'O Braçe ku je', Rama batuta nga Njësia 5! Deputeti i 'ankohet': Shiko ndonjëherë Instagramin tim, s'bëhet qameti, ty të shohim që në mëngjes
28 Mars, 22:20
-
SHBA u rikthye/ Berisha 'shpall zyrtarisht' se do shpërbëjë SPAK nëse vjen në pushtet: Armë në dorën e Ramës, Dumani amnistoi krimin elektoral
28 Mars, 21:02
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama prezanton nesër programin e PS: Shqipëria 2030
28 Mars, 20:51
-
Fjala e PLOTË e kryeministrit Rama në iftarin e shtruar nga ai dhe bashkëshortja Linda: Dyert e BE janë hapur si një mundësi e artë për ne që të kapërcejmë pragun e tyre
28 Mars, 20:12
-
‘Lista e Berishës me shumë kandidatë që janë të Sorosit!’ Gjuzi parashikon 'fitore madhështore’, mesazhe të koduara Ramës e Bashës: I kanë qejf videot sepse...
28 Mars, 19:28
-
Shëndeti oral, 430 mijë depistime në shkollat e Lezhës, problem mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer kontrolle
28 Mars, 18:53