Në një komunikatë për shtyp, LSI-së njofton se kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi ndodhet në Romë për të marrë pjesë në forumin “Dialoghi Mediterranei”, Strategie per energia, Infrastrutture ed agrialimentare.
Në këtë forum ishin pjesmarrës aktorë kyç në strategjitë zhvilluese të rajonit dhe sektorëve të rëndësishëm si ai i energjisë, infrastrukturës e bujqësisë në rajonin e Mesdheut.
Në forum marrin pjesë dhe figura kryesore të politikës dhe medias italiane si Armando Siri, nënsekretar i Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Vito Rosario Petrocelli, President i Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit, Marta Grande, Presidente e Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Italian; Maurizio Gasparri i Komisionit të Mbrojtjes së Senatit.
Pjesëmarrës për përshëndetje institucionale të Forumit kanë qenë dhe Senatorja Elena Testor, Senatori Stefano Lucidi, Presidenti i RAI Marcello Foa, Amb. Sebastiano Cardi, Drejtor i Përgjithshëm për çështjet politike e të sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë.
Gjatë zhvillimeve të forumit Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi disa takime me disa nga personalitetet politike italiane pjesëmarrëse në forum.