Kryemadhi vizitë në tre kisha në Miçigan: Besimi në Zot me ka ndihmuar në konflikt midis fëmijëve, bashkëshortit e nënës

Kryemadhi vizitë në tre kisha në Miçigan: Besimi në Zot me ka ndihmuar në konflikt midis fëmijëve, bashkëshortit e nënës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka udhëtuar në drejtim në Miçiganit në SHBA ku është takuar me komunitetin shqiptar si dhe ka vizituar dy kishat katolike që shërbejnë në këtë komunitet.

Kryemadhi është shprehur se ditën që ka besuar në Zot ka gjetur paqe, qetësi dhe lumturi dhe sipas saj kjo i ka dhënë forcën që të përballet me sfida të mëdha. Ajo ka shtuar se kjo forcë që ka gjetur tek besimi në Zot ka bërë që të ndajë konfliktet midis fëmijëve dhe bashkëshortit.

Ndër të tjera Kryemadhi ka bërë apel që të forcohet institucioni i familjes pasi siç deklaron ajo është baza e shoqërisë. Në Miçigan takimin e parë Kryemadhi e zhvilloi në kishën ‘Zoja Pajtore’ ku u takua fillimisht me Dom Ndue Gjergjin i cili i foli për historinë e themelimit të kësaj kishe. Kjo kishë u krijua në qershor të vitit 1977, nga i ndjeri Dom Prek Ndervashaj, i pari prift katolik shqiptar që ngriti shërbimin meshtar në gjuhën shqipe në Detroit.

Kisha Katolike ‘Zoja Pajtore’ është një qendër e re, e cila zhvillon aktivitete me karakter fetar, kombëtar e shoqëror në bashkësinë shqiptare. Pas këtij takimi Kryemadhi mori pjesë edhe në meshën e zhvilluar në këtë kishë, ku mori fjalën para të pranishmëve.

‘Unë do të mundohem pafundësisht sepse, ashtu siç i thashë edhe Padre Ndues dje, kam gjetur paqen, qetësinë dhe lumturinë, ditën që jam gjendur pranë Zotit. Besimi në Zot më ka dhënë forcën për të përballuar sfida të mëdha. Më ka ndihmuar në ndarjen midis të mirës dhe të keqes, për të bërë ndarjen në konflikt midis fëmijëve dhe mua, midis bashkëshortit dhe nënës dhe për të kuptuar që baza, forca dhe fuqia në të gjithë ne, është familja. Prandaj lutemi që ne në Shqipëri të kemi një familje të fortë sepse në këto kohë të trazuara është shumë ë rëndësishme për të mbajtur institucionin e fortë të familjes, ku në bazë të familjes ndërtohet shoqëria, dhe shoqëria është ajo që ndikon shtetin tonë. Sot shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë për të pasur njëri tjetrin pranë, kanë nevojë për ta parë dhe për ta ndjerë njëri tjetrin si vëlla dhe si motër sepse vetëm kështu ne do të vazhdojmë të jemi një komb i denjë dhe i barabartë, për të qenë anëtarë të Bashkimit Evropian, ashtu si dhe për të qenë të barabartë si të gjithë popujt e tjerë në botë.' tha ajo. 

Kryemadhi e mbylli fjalën e saj duke i uruar të gjithë të pranishmit: ‘Zoti ju ruajt juve, Zoti ju ruajt familjet tuaja dhe Zoti qoftë me ne kudo në rrugën tonë të drejtë, në mendje, në shpirt dhe në zemër. Amin’.

Gjithashtu ajo vizitoi edhe Kishën e ‘Shën Palit’. Kjo kishë e themeluar në vitin 1981 nga komuniteti shqiptar sot drejtohet nga Dom Fred Kalaj. Kisha ‘Shën Palit’ i shërben rreth 2000 familjeve në Detroit. Kryemadhi vendosi edhe një buqetë me lule tek busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Detroit.

Gjatë turit të takimeve në SHBA ditën e djeshme Kryemadhi u ndal në Miçigan pikërisht në Teqen e parë dhe të vetmen Bektashiane "Baba Rexhep" në Detroit të Michiganit.


/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ema: 12/11/2019 11:58

    Nuk ka kisha e teqe qe te laj mekatet e tua edhe ne varr do te ndjekin hijet e te mjereve qe i ke mashtruar me politiken tende vellavrasese se vetem vrer nxjerr nga goja ti

    Përgjigju
  • OBOBO ERDHI GJERMANI: 11/11/2019 21:22

    Para disa viteve kishe frike me ndez televizorin se ne cdo kanal te shfaqej kjo hajdutja e LSI,tashti mendon se do ta shpetojne Kisha,por eshte e vertetuar qe me krijimin e njerezimit fjala e popullit ZOTI VONON POR NUK HARRON,se nuk ke se ku futesh se anej ka ke dale nuk te merr ma.

    Përgjigju
  • skrapari: 11/11/2019 16:55

    po ti je ndare me femijet dhe burrin moj sllave dibre nuk te shkon fjala familje ty moj thithlop ti je fallco e lindur

    Përgjigju
  • O tej: 11/11/2019 16:40

    Nuk u kthy kjo dhente zoti e kthen patkonjte nga dielli

    Përgjigju
  • Plaku: 11/11/2019 15:45

    Sa gjynah,kur te iken truri,kjo eshte per ne psikiatri.....kaq shumë kanë abuzuar me pushtetin,sa nuk di se ç'fare ben....bejuni gati per ne 7 penxheret mona......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen