Kryeministri i Holandës dhe i Luksemburgut në Kosovë: Të përmbushen kërkesat e BE-së! Kurti: Gabim i madh që marrëveshja bazë nuk u nënshkrua nga Serbia, hapi derën për shkelje

KOSOVË-  Kryeministri holandez, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, të martën u takuan në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë një konference për media, Rutte tha se mënyra më e mirë për të shtensionuar situatën është që palët të përmbushin kërkesat e paraqitura nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se stabiliteti rajonal është çështje shumë e rëndësishme. Ata nuk bënë fajtor asnjë nga palët për tensionimin e situatës megjithatë, theksuan se vendimet duhen marrë për popullin, sepse ndikojnë direkt tek ta dhe shoqëria civile.

“Sot kemi shprehur brengat tona për rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Holanda e Luksemburgu tentojnë që përmes dialogut të shtensionet situata dhe të normalizohen raportet mes dy shteteve. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, por po ashtu për prosperitetin e integrimit drejt BE-së”, tha kryeministri holandez.

Bettel po ashtu bëri thirrje për uljen e tensioneve, duke theksuar se të gjitha palët duhan shtensionim.

“Sikurse tha Mark, ëshyë udhërrëfys dhe ndonjëherë duket se kush është më ehershme veza apo pula. NE e kemi këtë udhërrëfyes dhe duhet t’i përmbahemi. Në vend të fjalës duhen vepra.  Duhet të fillohet diku, nëse jo sot besoj se Lajçak do vij nesër dhe duhet të punoni me këtë udhërrëfyes. Stabiliteti është në interes të të gjithëve. Në fund nuk do të ketë fitues nëse ka konflikte.”- tha ai.

Kurti thotë se marrëveshja bazë është shumë e favorshme për të dyja palët, por problemi nisi që kur Serbia nuk nënshkroi në Ohër. Mos nënshkrimi nga ana e Serbisë sepse hap derën për shkelje.

“E kemi një marrëveshje dhe kjo duhet vlerësuar sepse është bërë nga BE. Ishte e paimagjinueshme dy vite më parë. Qasja e njohjes de facto, çdo student që studion shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare do të vijë në përfundimin se kjo është një njohje de facto. Vështirësia që kemi është mungesa e implementimit. Dhe kjo nisi që kjo marrëveshje nuk u nënshkrua, gjë që është problem shumë i madh. Kjo është zgjidhja, marrëveshja është aty. Të gjithë udhëheqësit evropian mos të heqin dorë nga marrëveshja bazë, sepse e kemi si pjesë të konsultimeve të Keshillit të Evropës, të mos heqim dorë.”- tha Kurti

Vizita e Rutte dhe Bettel në Prishtinë vjen pasi një ditë më herët ata qëndruan në Beograd, ku zhvilluan bisedime me krerët shtetërorë serbë.

Kjo vizitë e dy kryeministrave evropianë ishte planifikuar disa muaj më herët. Por, ata këtë vizitë e shfrytëzuan për të dërguar mesazhin e Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, për qetësimin e situatës në atë zonë dhe kthimin e Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e Brukselit.

Në Beograd, Bettel tha se shpreson që në ditët dhe javët në vijim të arrihet përparim “dhe të ketë shtensionim të situatës”, duke shtuar se shpreson që nuk do të ketë nevojë që të flitet më për presione që duhet t’iu bëhen palëve për të zgjidhur këtë situatë.

BE-ja ka pezulluar përkohësisht punën e të gjitha grupeve punuese për MSA-në, ftesat për pjesëmarrjen e Kosovës në takime të nivelit të lartë, programimin e fondeve për Kosovën, përfshirë ato nga IPA dhe nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor.

Ndërakq, Rutte tha se është e rëndësishme që të përmbushen kërkesat e paraqitura nga BE-ja, pasi sipas tij, plotësimi i tyre është rruga më e shpejt që do të çojë drejt shtensionimit.

BE-ja po kërkon tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serb. Po ashtu, blloku evropian po kërkon tërheqjen e kryetarëve të rinj nga ndërtesat komunale, shpalljen e zgjedhjeve në veri dhe zotimin publik të serbëve se do të marrin pjesë në votime.

Vizita e kryeministrit të Holandës dhe atij të Luksemburgut vjen në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur. Tensionet u rritën në fund të majit në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – komuna të banuara me shumicë serbe – pasi serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë. Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën në zgjedhjet e prillit, votime që u bojkotuan nga partitë dhe popullata lokale serbe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
A ka fajtor për tensionet në veri të Kosovës? Kryeministri i Luksemburgut: Jemi këtu për të dëgjuar, jo për të gjykuar

 

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka bërë me dije së bashku me kryeministrin e Holandës janë në Prishtinë për të dëgjuar dhe jo për të vënë gishtin për fajtor.

Në konferencën e përbashkët, pas takimit me kryeministrin Kurti, ai ka kërkuar deeskalim të situatës në veri.

“Jemi këtu sepse dëshirojmë të dëgjojmë. Kur është planifikuar ky udhëtim nuk kemi pritur që këto tensione që janë në rajon të jenë. I thamë edhe Albinit nuk jemi këtu për të gjykuar, por jemi këtu për të dëgjuar dhe të mundohemi të ndërtojmë ura, të cilat janë në mes fqinjëve nganjëherë nuk janë të lehta për tu ndërtuar”, ka thënë ai.

Ora 10:02
Kryeministri i Holandës dhe i Luksemburgut nisin takimet në Kosovë, në aeroport i priti Kurti

1688461056_Screenshot3.jpg

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe të Luxemburgut, Xavier Bettel.

Duke i uruar mirëseardhje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Kryeministri Kurti  i falënderoi për vizitën e tyre në Republikën e Kosovës.

Gjatë ditës, Kryeministri Kurti do të presë Kryeministrin Rutte dhe Kryeministrin Bettel për takim në ndërtesën e Qeverisë, pasuar me konferencë të përbashkët për media.

Më përpara ata u pritën edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 04/07/2023 15:33

    Or Albin Perendimi e ka vendosur qe Kosoven tja kthej Serbise sot ose neser por nuk e dine se cka te bejne me popullin Shqiptare pse Serbia deshiron nji Kosove pa Shqiptare,dhe perendimi dote ja mbushe kushtet Serbise vetem mos i bashkohet Putinit ,ndoshta Vucici e ka biseduar kete me Erdoganin qe ti pranoj si emigrante,dhe puntoret ne qeverine tende doti burgos te gjithe Serbia sa ta mari Kosoven ,ose kudershtaret tuaj dote burgosin ty ,pra i mjeri popull si e denoj zoti kaq rende tue fale namazin 5 here ne dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi