Armenia shpreson se do ta arrijë një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin në muajt në vijim dhe të themelojë marrëdhënie diplomatike me Bakun, tha kryeministri armen Nikol Pashinian të enjten.
Duke folur në një forum në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, Pashinian tha se Armenia, po ashtu, shpreson ta hapë kufirin me Turqinë, aleatin e ngushtë të Azerbajxhanit, për qytetarët e vendeve të treta.
Ai i bëri këto komente në një kohë përpjekjesh për ta arritur paqen në Kaukazin e dhunshëm Jugor, pasi Azerbajxhani e mori nën kontroll rajonin e kontestuar Nagorno-Karabak, i cili ndërkombëtarisht njihet si territor i Azerbajxhanit, por ishte udhëhequr prej viteve ’90 nga armenët etnikë.
Pashinian tha për The Ëall Street Journal se Jerevani nuk sheh ndonjë përparësi për të vazhduar të jetë nikoqir i bazave ushtarake të Rusisë në territorin e vet më.
“Këto ngjarje kanë bërë që ne të vijmë deri te një vendim se kemi nevojë t’i zgjerojmë marrëdhëniet në sferën e sigurisë, dhe tani po mundohemi ta bëjmë këtë”, tha Pashinian.
Në shtator, Nagorno-Karabaku ra në kontrollin e Azerbajxhanit, pasi forcat e sigurisë së këtij shteti i mposhtën luftëtarët etnikë armenë, duke rezultuar me ikjen e 120.000 armenëve etnikë në Armeni./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3086
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samiti për klimën në Baku/ Spiropali takim me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit
16 Nëntor, 22:27
-
Azerbajxhan, aktivistët protestojnë brenda konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike
16 Nëntor, 18:12
-
Samiti për klimën në Baku/ 'The Guardian' komenton kritikat e Ramës: Ç’do të thotë për të ardhmen nëse ndotësit vazhdojnë zakonet e vjetra?
13 Nëntor, 09:50
-
Nënshkruhet në Azerbajxhan memorandumi i gazifikimit të Korçës, Me Emiratet Arabe firmoset marrëveshja për kompani të përbashkët energjetike
12 Nëntor, 18:28
-
Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike/ Guterres – liderëve botërorë: Paguani ose përballuni me fatkeqësitë nga klima
12 Nëntor, 16:12
-
Azerbajxhan, Samiti i Liderëve Botërorë për Klimën COP29! Rama publikon foto
12 Nëntor, 12:07
-
Baku/ Samiti i klimës Cop29, Rama krah presidentit të Emirateve të Bashkuara: Mik i çmuar i Shqipërisë! Diskutuam për ecurinë e projekteve të rëndësishme
12 Nëntor, 10:22
-
COP29/ Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike
12 Nëntor, 08:16
-
Rama niset sot për vizitë dy ditore në Baku të Azerbajxhanit! Do të marrë pjesë në Samitin Botëror të klimës Cop 29
11 Nëntor, 09:17
-
Vizita e Putinit në Azerbajxhan sinjalizon ndikimin në rënie të Rusisë në Kaukazin Jugor
21 Gusht, 08:57
-
Azerbajxhani përgatitet për të ardhmen digjitale! Ja qendra që po udhëheq transformimin teknologjik
9 Gusht, 15:09
-
Armenia njeh shtetin e Palestinës, mbështet armëpushimin e menjëhershëm në Gaza
21 Qershor, 13:53