Kryeministri Boris Johnson më në fund e konfirmon: Kam 6 fëmijë, ndërroj shumë pelena

Kryeministri Boris Johnson më në fund e konfirmon: Kam 6 fëmijë, ndërroj shumë pelena

Kryeministri britanik Boris Johnson ka konfirmuar për herë të parë se është babi i gjashtë fëmijëve, ndërsa gruaja e tij Carrie është shtatzënë. Johnson do të bëhet baba për herë të shtatë në fund të këtij viti. 

Kryeministri gjithmonë ka refuzuar të flasë për jetën e tij private, por këtë herë ai ak thyer ‘rregullat’ në një intervistë të dhënë për televizionin amerikan NCB.

I pyetur nga emisioni Today i NBC gjatë një udhëtimi në New York nëse ai ka gjashtë fëmijë, Kryeministri u përgjigj: Po. Është fantastike, është shumë punë, do t’ju them aq shumë, por e dua, e dua absolutisht. Dhe ndryshoj shumë pelena, në rast se dikush … e bën.”

Ai ka katër fëmijë me ish-gruan Marina Wheeler, por gjithashtu ka një fëmijë, të lindur në 2009, si rezultat i një lidhjeje me konsulenten e artit Helen Macintyre. Me gruan aktuale Carrie, Johnson ka një fëmijë, ndërsa po pret edhe një tjetër.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës