Kryeministri britanik Johnson: Nuk e kuptuam rrezikun e Covid në fillim të pandemisë

Kryeministri britanik Johnson: Nuk e kuptuam rrezikun e Covid në fillim të pandemisë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pranoi se qeveria e tij nuk e ka kuptuar koronavirusin “gjatë javëve dhe muajve të parë” të shpërthimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke folur për BBC-në, Johnson tha se ka pasur “shumë pyetje” nëse izolimi ka nisur shumë vonë.

"Ne nuk e kuptuam [virusin] në mënyrën që do të donim, në javët dhe muajt e parë”.

“Mendoj se gjëja e vetme që nuk e pamë në fillim ishte shkalla në të cilën transmetohej, në mënyrë asimptomatike, nga një person në tjetrin", tha Johnson.

Ai tha se ministrat do të mund t’i kishin bëra disa gjëra “ndryshe”.

Laburistët opozitarë e kanë akuzuar Qeverinë britanike për “keqmenaxhim” të krizës.

Sipas shifrave të qeverisë, mbi 45,000 njerëz kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.

Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar gati 300,000 raste pozitive.

Vetë Johnson ka qenë i infektuar dhe është shëruar pas disa ditësh në mjekim intensiv.

Javën e kaluar, ai ka premtuar se do të kryhen hetime të pavarura të trajtimit të pandemisë, por nuk ka dhënë detaje se kur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin