GREQI - Në një intervistë për gazetën ditore greke 'To Vima', Daçiç tha se për Beogradin është shumë e rëndësishme që Greqia të vazhdojë të mbajë të njëjtën pozitë duke mos njohur pavarësinë e Kosovës. Ai theksoi se në bisedimet nën rrethanat e favorshme të BE-së, statusi i Kosovës dhe Metohijas është neutral.

Daçiç tha se Serbia njeh shumë mirë specifikat Kosovë-Metohija dhe beson se jeta në këtë zonë duhet të normalizohet, por nënvizoi se Serbia nuk do të ndryshojë qëndrim në lidhje më mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Serbia nuk e ka ndryshuar qëndrimin në këtë pikë, por çdo gjë që po bëhet është në kuadër të normalizimit të jetës së njerëzve. Është e rëndësishme për ne që Greqia të mbajë këtë qëndrim pasi në të kundërt do të shërbente si një shkasë që edhe vende të tjera të ndryshonin qëndrim.

Duke pranuar marrëveshjen e Brukselit, Serbia ka treguar gadishmëri për të zgjidhur problemet dhe e ka marrë këtë vendim pasi në të kundërt progresi i saj në Europë do të ndalej", shprehej Kryeministri i Serbisë, Daçiç për gazetën greke 'To Vima'.


(v.gj/shqiptarja.com)