Kryeministri Edi Rama: Aplikoni
për vende pune të nëpunësit civil

Kryeministri Edi Rama: Aplikoni<br />për vende pune të nëpunësit civil
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, në faqen e tij në Facebook fton qytetarët që të aplikojnë për vende pune në administratën e Shërbimit Civil.
 
“Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito fton çdokënd të jetë pjesë e garës: Ju bëjmë me dije se Departamenti i Administratës Publike ka filluar procedurat e rekrutimit në shërbimin civil. Në faqen e Internetit www.pad.gov.al, janë publikuar pozicionet vakante në institucionet e linjës”, thuhet në profilin e kryeministrit.
 
Sipas Ministrisë së Inovacionit, “aty do të gjeni informacionin përkatës në lidhje me vendet e lira në administratën publike, kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët si dhe afatet brenda të cilëve ju duhet të dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm”.
 
“Duke marrë në konsideratë formimin tuaj akademik dhe profesional, do t’ju sugjeronim të aplikonit për pozicionet në të cilat ju i përmbushni kriteret e veçanta të publikimit duke dërguar në kutinë postare Nr.1751,”, thuhet në publikimin e kryeministrit.
 
DOKUMENTACIONI QË DUHET TË DORËZONI:
· kërkesën për aplikim,
· CV-në,
· fotokopje të diplomës dhe librezës së notave
· fotokopje të librezës së punës (nëse kërkohet)
· fotokopje të çertifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit
· fotokopje të vërtetimit të gjëndjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi
· një numër telefoni për tu kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).
Dokumentet mund t’i dërgoni edhe të skanuara në adresën: [email protected] dhe, nëse do të përzgjidheni, duhet t'i sillni të noterizuara.
Për më shumë informacion në lidhje me këto vende pune, ju lutem vizitoni faqen e Internetit www.pad.gov.al.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit