Rama ironizon Bashën: Luli nuk po fle më, është zgjuar dhe po bën xhiro me makinë! S’ka faj, po ia ha bufi demokratët! Këndon me Unikkatilin

 

Kryeministri Edi Rama ironion përsëri kreun e Demokratëve Euroatlantikë, ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Ai mori shkak nga një pyetje e bërë prej ndjekësve në rrjetin social, duke iu përgjigjur në “Sy m’sy” ditën e sotme. Rama tha që ta linin Lulin rëhat se tani i kishte dalë gjumi dhe po bën xhiro me makinë, madje këndon.

“Luli nuk po fle më, Luli është zgjuar, është aktiv tani dhe nuk po fle, bën xhiro me makinë dhe këndon. I kam thënë të marrë e ndonjë pasagjer, mos të rrotullohet vetëm, më ka prezantuar tani edhe me Unikkatilin. Lereni lulin se nuk ka faj, mos e ngacmoni, s’ka faj se bufi po ia ha demokratët rrugëve, lereni tani, jdhe tani ka shkuar te euroatlantikët”, tha kryeministri.


Lajmi kryesor:

Rama: Integrimi në BE ekzistencial, s’mund të jemi delja që e ha ujku! S’ka rëndësi nëse s’ulem unë i pari në tryezën e Unionit, mund të jetë edhe një socialiste


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i rivalit të Erdogan, Turqia ‘vlon’ nga protestat e ashpra

Arrestimi i rivalit të Erdogan, Turqia ‘vlon’ nga protestat e ashpra