TIRANË- Panorama e ofruar ditën e sotme nga tregu i Kombinatit, sikur të ishte një ditë normale, është bërë shkak për shtyrjen e lehtësimit të masave. kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ishin planifikuar që ditën e hënë të viheshin në zbatim disa masa lehtësuese, por kjo gjë është shtyrë për më vonë, pa dhënë një datë konkrete. 

Në komunikimin që pati për mediat pasditen e kësaj të shtune, Rama ka bërë me dije se do të zgjerohet fasha e orarit për të lëvizur këmbësorët, do të zgjerohet afat i lëvizjes së makinave private të kompanive që janë ligjërisht të lejuara për të qëndruar hapur, do të shtohet lista e bizneseve që do mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre, por do të ashpërsohen masat ndëshkimore që mund të shkojnë deri në heqje lirie apo konfiskim malli për bizneset. 

Ai e ka quajtur histori suksesi reagimin e popullit ndaj masave të marra nga qeveria, duke kontribuar që Shqipëria të ketë një bilanc jo aq tragjik sa vendet fqinje, por kjo, theksoi kreu i qeverisë, nuk do të thotë që qytetarët duhet t'i thyejnë rregullat nga dita në ditë.

Masat lehtësuese që do vihen në zbatim pas të hënës
1.Do zgjerohet fasha e orarit kur mund të lëvizin këmbësorët
2.Do zgjerohet fasha orarit e lëvizjes për makinat private të bizneseve që qëndrojnë të hapura
3.Do zgjerohet lista e bizneseve që mund të qëndrojnë të hapura, jashtë qendrave tregtare

Ndëshkimet
1.Gjobë deri në heqje lire, për ata që këmbësor/ shoferë që janë përsëritës
2.Konfiskim malli deri në heqje të licencës për bizneset që nuk respektojnë masat mbrojtësve të punonjës, distancën

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:13
Rama: Shqipëria mund të bëjë histori suksesi, nuk mund ta humbin luftën për qejfin e atyre që nuk marrin vesh!

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria me masat e marra nga qeveria dhe nga reagimi popullor po hyn në histori suksesi. Edi Rama tha se aktualisht ka një numër shpresëplotë të të shoqëruarve e megjithatë kjo nuk duhet të shërbejë që qytetarët të neglizhojnë masat mbrojtëse, pasi bilancet e luftës tha ai, bëhen në fund.

"Na duhet të përshkallëzojmë të gjitha këto masa që një pakicë absurde të mos marrë në qafë shumicën që duhet ta lehtësojmë sepse po lufton dhe reziston në mënyrë shembullore. Nuk mund ta humbin këtë luftë për qejfin e atyre që s'po duan të marrin vesh. Do ta fitomë këtë luftë me sesben. Shqipwria është në gjendje të bëjë një histori suksesi. Sot kemi numër shërimesh që na jep optimizëm. Duhet të mos harrojmë se bilancet e luftërave bëhen në fund dhe nuk ka ndeshje që fitohet pa rënë bilbili. Ne duhet të vazhdojmë të rezistojmë ndërsa bilbili të vazhdojë të bjerë fort për sabotatorët e papërgjegjshëm të kësaj lufte për jetë a vdekje, dhe kemi detyrimin të dalim kryelartë", tha Rama.

Ora 17:08
Rama: Do zgjerojmë oraret e lëvizjes për këmbësorët dhe makinat, por do ashpërsojmë masat! Konfiskim malli për bizneset që s'respektojnë rregullat

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të zgjerojë fashën e orarit të lëvizjes së këmbësorëve dhe makinave private, por do të ashpërsojë masat deri në burgim në rast të mos respektimit të rregullave.

"Në Shkodër e infektuan njëri tjetrin në një mort dhe pastaj e bën zinxhir për të 7-ta, kështu është kjo luftë. kur e vumë këtë fashë orare, e vendosëm që do të zgjatje deri të hënën, por u detyruam ta shtyjmë me disa ditë. E keqja nuk ka ardhur akoma. Kjo nuk është çështje oraresh apo rregullash, por e disave që u ka mbetur sahati 12. Ja kush është plani që po përgatisim dhe do kthehet në ligj shumë shpejt. Si fillim do zgjasim fashën orare, por do rrisim ndëshkimet dhe për rastet e përsëritura do të shkojnë deri në burg. Më pas gjithmonë me shkallë dhe sipas dinamikës, do lejojmë automjetet private me fashë orare të zgjatur për kompanitë që kanë aktivitet ligjërisht të lejuar, por do rriten ndëshkimet. Do autorizojmë hapjen e dyqaneve, ku do kërkohet me detyrim pajisja e maskave dhe doreza dhe rregulla strike, shkelja e të cilave do të ndëshkohen me mbyllje, konfiskim malli deri ne heqje lirie. Ka ndodhur gjithë këto javë që Polica e Shtetit të kap dhe të ndëshkojë me gjobë dhe mbyllje kafe, ku u ofrohet kafe dhe raki trimave", tha Rama.