Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë nesër konferencën e fundvitit me gazetarët në orën 11:00.
Gjatë kësaj konference pritet që kryeministri Rama të bëjë një pasqyrim të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 dhe prioriteteve të qeverisë për periudhën në vijim.
Në fokus të konferencës për shtyp pritet të jenë çështje të rëndësishme si rritja ekonomike, zhvillimi i turizmit dhe investimet infrastrukturore.
Po ashtu, Kryeministri pritet të ndalet edhe në çështjen 'Balluku', ndërsa do t'i përgjigjet edhe pyetjeve që do t'i bëjnë qytetarët në rrjetet sociale.
Komente











