Kryeministri i Finlandës, Juha Sipila ka premtuar se do të hapë shtëpinë e tij për azilkërkuesit dhe u ka kërkuar finlandezëve që të japin ndihmë në krizën e refugjatëve.
Sipila, i cili kalon kohën më të madhe në Helsinki, thotë se shtëpia e tij në Kempele që ndodhet në veri të vendit përdoret shumë pak për momentin dhe mund të presë azilkërkues nga viti i ardhshëm.
“Në të gjithë duhet të shihemi në pasqyrë dhe të pyesim sesi mund të ndihmojmë”, tha Sipila për televizioni kombëtar YLE.
Sipila tha se BE ka në plan të shpërndaja 120 mijë azilkërkues që ndodhen në Greqi, Itali dhe Hungari. Ai tha se Finlanda duhet të jetë vullnetare dhe shpreson që të japë një shembull për të gjithë vendet e tjera të BE-së.
Sipila, i cili ka në koalicion qeverisë dhe parti anti-emigrante, ka bërë thirrje vazhdimisht për solidaritet me refugjatët që vijnë në Evropë. Qeveria finlandeze dje dyfishoi numrin e azilkërkuesve që do të pranojë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com