Greqia këtë vit është përballur me rreth 4 000 zjarre që përfshinë këtë shtet në disa zona.
Kështu ka deklaruar kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë një takimi me autoritetet rajonale të Atikës dhe kryebashkiakët, qytetet e të cilëve u prekën nga zjarret më 11 gusht.
“Shteti grek ka një kornizë ndihme shtetërore e cila provohet dhe që ne duam ta shohim të funksionojë me shpejtësi. Unë besoj se mund ta bëjmë këtë sepse kemi trajtuar raste të tjera të katastrofave natyrore me shumë më shumë përfitues. Ai që shpërtheu në Varnavas më 11 gusht ishte fatkeqësisht i vetmi zjarr që u përhap jashtë kontrollit, pavarësisht se edhe këtu u morën vendimet e duhura”, tha ai.
Kryeministri tha se në fund të sezonit të zjarreve të kësaj vere, në parlament do të bëhet një rishikim i përgjithshëm se çfarë shkoi mirë dhe çfarë jo, si dhe vlerësoi rolin e teknologjisë në menaxhimin e zjarreve.
“Teknologjia na ka ndihmuar shumë. Nuk ka më asnjë lidhje sa i përket shpejtësisë që shohim zjarre në krahasim me atë që ka ndodhur në të kaluarën. Dhe kjo, po, ka nevojë për një kombinim të dronëve, kamerave, por ne tashmë po ndërtojmë një infrastrukturë teknologjike që do të na lejojë të lokalizojmë zjarret shumë shpejt dhe të reagojmë shumë më agresivisht sesa kemi bërë deri tani”, shtoi ai.