Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, është shprehur në mbledhjen e qeverisë së mbajtur sot se Kosova është një nder 3-4 shtetet të cilat kanë përballur më mirë pandeminë, sipas universitetit “John Hopkins”.
Sipas tij masat që ka marrë qeveria kosovarë në 11 nëntor kanë dhënë një rezultat shumë të mirë duke u ulur numri i rasteve me COVID-19 në 200 – 300 i të brenda 24 orëve, prej 700 – 800 sa kanë qenë.
Ai ka thënë gjithashtu se për festat e fundvitit, qytetarët të kryejn aktivitetet e parashikuar por gjithmonë duke zbatuar masat higjenike, që mos të shtohet numri i infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi në vend.
“Masat që kemi marrë më 11 nëntor kanë dhënë rezultat, numri ka rënë në 200 – 300 i të infektuarve brenda 24 orëve, prej 700 – 800 sa kanë qenë. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare, përfshirë edhe John Hopkins, ne jemi në mesin e tri-katër vendeve që më së miri e ka menaxhu pandeminë. Pra, duhet të sigurohemi që tash kur kemi fluks të madh të qytetarëve për festa, përfshirë edhe bashkatdhetarët, t’iu krijojmë kushtet që të kryejnë aktivitete, të kënaqen me familjet e tyre në kohë feste, por në të njëjtën kohë t’i marrim masat për t’i mbrojtur qytetarët tanë dhe bashkatdhetarët tanë nga përhapja e virusit”, u shpreh ai.
Qeveria kosovare ka vendosur që mos të ndërmarri masa të reja anti-COVID, pasi ato të cilat janë aktualisht në fuqi duket të jenë rezultative. Kohët e fundit gjithmonë numri i pacientëve të shëruar është më i lartë se numri i infektimeve, e cila është një shënjë pozitive për situatën epidemiologjike në vend.