Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës: Nuk jemi pjesë e Ballkanit të Hapur prej 2 njerëzve që e bllokojnë, kjo do të zgjidhet pas zgjedhjeve

 

Zoran Tegeltija, kryeministri i Bosnje dhe Hercegovinës ka mbajtur fjalën e tij në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd duke thënë se nuk i vjen mirë që ftohet sërish si mik. Megjithatë theksoi se dy pengesat që ndalojnë Bosnje-Hercegovinën të anëtarësohet në Ballkanin e Hapur do të largohen pas zgjedhjeve të ardhshme në shtetin e tij.

“Është mirë të gjendesh këtu. Atmosfera dhe në kushtet ku punojmë janë të përsosura. Më vjen mirë t’i dëgjoj kur flasin për zgjidhet e problemeve për vendet e tyre dhe për të gjithë rajonin. Jam mirënjohës që gjendem i ulur këtu pranë tyre. 3 muaj më parë në Ohër thashë se shpresoj që fjala ime do të ishte e fundit si mike e Bosnje-Hercegovinës, por ja ku jemi sërish këtu. Ose samitet mbahen shpesh ose Bosnje-Hercegovina ka shumë probleme për tu bërë pjesë.

Procesi i BH është i synuar ndaj biznesit dhe qytetarëve. Do të përsëris sot nevojën që Bosnje-Hercegovina të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Hapësira e biznesit ka nevojë parë të katërta liritë njësoj si në BE. Shpresoj që shumë do të lexojnë dhe do të kujtojnë atë çfarë Vuçiç tha në fjalën e tij hyrëse, se si tregtia e produkteve ushqimore është përmirësuar falë vendimeve në samite dhe shkurtimit të kohës së pritjes në kufi.

Sot kemi nisur fushatat parazgjedhore dhe e dini çfarë ndodh. Politikanët janë aktiv, përpiqen të fitojnë mbështetjen e tyre. Janë të gjithë duke bërë fushatë por unë gjendem këtu si një mik i ftuar. Shoh sot në media se ata që pengojnë procesin e anëtarësimit në Ballkanin e Hapur po flasin sot për mua që jam këtu. Nuk jam këtu në emër të atyre që bllokojnë, por të atyre njerëzve të cilëve nisma e BH mund t’i japë vetëm përfitime. Kjo nismë është proces i pandalshëm se nuk i shkakton dëm askujt dhe bashkimi i Bosnjes në këtë nismë nuk pengon. Kjo pengohet vetëm nga 2 njerëz sot, por edhe kjo do të zgjidhet se zgjedhjet po afrojmë. Nuk më erdhi shumë mirë që dje në darkë nuk provuam verën dhe ushqimin e Bosnje Hercegovinës por kjo ndoshta vjen se nuk jemi pjesë”, tha Tegeltija.


Lajmi kryesor:

Samiti në Beograd! Vuçiç-Rama: Ballkani i Hapur çliroi tregtinë e mallrave ushqimore bazë mes vendeve tona! Kemi marrëdhëniet më të mira në histori (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri