Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis merr dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis merr dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Kyriakos Mitsotakis duke u vaksinuar për COVID-19

GREQI- Mëngjesin e sotëm, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

Kryeministri u vaksinua në spitalin “Attikon” pak pas orës 09:00 ndërsa në orën 10:00 dozën e dytë do ta marrë Presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou në spitalin “Evangelismos”.

Në fazën e parë të vaksinimit në fokus kanë qenë punonjësit e shëndetësisë, të cilët janë edhe më të rrezikuarit ndaj virusit. Ndërkohë në këtë fazë të dytë të saj, vaksinimi do të përqendrohet në qytetarët të cilët janë mbi 85 vjeç, e më pas ata mbi 80 vjeç.

Numri total i infektimeve ka shkuar 148607, ndërkohë që numri i viktimave si pasojë e COVID-19 është  5469, në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor si në shumicën e vendeve evropiane, me Pfizer, ndërkohë në Greqi kanë arritur edhe dozat e para të vaksinës Moderna pasi i është dhënë miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën