Kryeministri i Kanadasë: Do të prodhojmë vaksinat tona deri në fund të vitit 2021

Kryeministri i Kanadasë: Do të prodhojmë vaksinat tona deri në fund të vitit 2021

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau

Kanadaja thotë se ka nënshkruar një marrëveshje të mundshme me firmën e vaksinave amerikane Novavax për të prodhuar miliona doza të vaksinës së saj kandidate kundër COVID-19 në një strukturë në Montreal.

Marrëveshja, që u bë e ditur  të martën nga Kryeministri Kanadez Justin Trudeau, dhe është një nga të parat që do të arrihen, pasi Kanada thotë se synon të rifillojë prodhimin vendas të vaksinave për dekadat e ardhshme.

"Ajo për të cilën jemi shumë të qartë është se Kanadaja do të zhvillojë prodhim vendas, kështu që pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, ne do të kemi prodhim vendas në krye të të gjitha partneriteteve dhe kontratave tona të nënshkruara me kompani në të gjithë botën," u shpreh kryeministri Kanadez Trudeau gjatë një konferencë shtypi në Otava.

Ai shtoi se ishte e rëndësishme që Kanadaja të ishte "e vetë-mjaftueshme" në prodhimin e vaksinave. Novavax është ende duke bërë prova klinike të vaksinës së saj, por dorëzoi më shumë të dhëna për shqyrtim në Health Canada ditën e  të Premten.

Kanadaja ka një marrëveshje për të blerë 52 milion doza nga Novavax kur dhe nëse kjo e fundit do të  marrë aprovimin Kanadez. Miratimi do të vonojë për javë të tëra dhe çdo prodhim vendas i vaksinave nuk do të ndodhë më herët sesa sezoni i vjeshtës .

Kjo e lë Kanadanë me një mungesë të konsiderueshme të vaksinave për një periudhë afatshkurtër. Pfizer-BioNTech dhe Moderna janë të vetmet vaksina të miratuara deri më tani për përdorim në Kanada.

Të dyja kompanitë kanë ngadalësuar ndjeshëm furnizimin në Kanada pas një të vonesave të kombinuar të prodhimit dhe kërkesave nga Evropa.

Kanadaja nuk u përpoq të sigurojë ndonjë dozë vaksine nga SH.B.A. pasi administrata Trump tregoi se nuk do të lejonte eksportimin e tyre. Sipas të dhënave të shëndetit publik nga provincat dhe qeveria federale, pak më tepër se 2% e popullsisë së Kanadasë ka marrë të paktën 1 dozë të vaksinës COVID-19.

Provincat në Kanada, të cilët janë përgjegjës për shpërndarjen e vaksinave, janë duke u irrituar pasi vendet e vaksinimit masiv janë gati, por në shumë raste ulen "bosh" në pritje të dozave të vaksinave.

Pavarësisht kapaciteteve, vonesat ne furnizimin e vaksinës kanë bërë që popullsia të jetë skeptike përsa i përket premtimeve të kompanisë Pfizer për dorëzimin e vaksinës në Kanada. 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion