Kanadaja po fitonte 3-0 kundër Katarit në Grupin B të Kupës së Botës 2026, por në minutën e 52-të pati lot dhe lutje në fushë. Assim Madibo i Katarit bëri një ndërhyrje jo me qëllimin për të dëmtuar rivalin Ismael Kone, por intensiteti i lojës solli dëmtimin horror të mesfushorit të Kanadasë.
Në pamjet e përsëritura duket këmba e majtë e Kone që është thyer në pjesën e kërcirit. Menjëherë Madibo e ka parë këmbën e rivalit dhe pasi ka vendosur duart në kokë nuk i ka mbajtur dot lotët. Karton i kuq për lojtarin e Katarit, me këta të fundit që mbetën me 9 vetë në fushë pasi më herët ishte ndëshkuar me karton të kuq edhe Al Amin.
Lotët dhe lutjet shoqëruan edhe futbollistët e Kanadasë dhe tifozët, me Kone që la fushën me barelë dhe maskën e oksigjenit. Botërori për të është i përfunduar, ndërsa edhe pse mes dhimbjesh ai ngriti dorën për të përshëndetur tifozët.
Ismael Kone përshëndet tifozët
Lajmi kryesor:
Kanadaja 'shkërmoq' 6-0 Katarin në shtëpi dhe shkruan historinë, merr kreun e Grupit B! Kone mbyll Botërorin pas dëmtimit horror, David tre gola





