Albin Kurti, letra për Donald Trump dhe Mike Pompeo: Unë do udhëheq dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Kurti i ka njoftuar ata në lidhje me vendimin për heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, duke treguar edhe procesin nëpër të cilin do të kalojë ky vendim.

Ai, po ashtu, ka njoftuar se dialogun e Kosovës me Serbinë do ta udhëheqë vetë ai si kryeministër i vendit

Në letrën e shkruar për presidentin Amerikan, Kurti ka shkruar se “Qeveria e Kosovës dhe ai personalisht janë të përkushtuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë. “Ne, - shkruan Albin Kurti- mbetemi të bindur se kjo duhet bërë përbrenda procesit të dialogut, i cili do të kulmonte me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve”.

Duke shpjeguar procesin e heqjes së taksës 100%, Kurti shkruan se “Fillimisht, do hiqen tarifat për lëndët e para dhe kjo bëhet  si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë”.

Kryeministri i Kosovës gjithashtu fton “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dy palët t’i përmbahen zotimeve të bëra gjatë marrëveshjeve të tanishme si dhe atyre në të ardhmen”

Kurti ka theksuar në letrën e tij se dialogun me Serbinë do ta udhëheq ai, si kryeministër i Kosovës.

Albin Kurti ndërsa thekson se do të vihet vet në krye të dialogut me Serbinë, thotë se “gjatë dy viteve të fundit ka pasur mungesë të theksuar të koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës si dhe mungesë qartësie se kush duhet të flasë në emër të shtetit të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe në tavolinën negociuese. Ai shkruan se “Kjo do të përfundojë” me qeverinë që ai drejton dhe se merr përgjegjësinë e plotë për të udhëhequr procesin e bisedimeve me Beogradin.

Albin Kurti thotë në letër se i sheh marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara si jashtëzakonisht strategjike dhe si aleancë që është e bazuar në vlera dhe interesa thellësisht të përbashkëta. Ai gjithashtu shkruan se “Mezi presim të thellojmë partneritetin dhe të punojmë së bashku në shtimin e mundësive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e sigurisë rajonale, shtyrjen përpara të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për çështjet e tjera”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altuf: 02/03/2020 15:18

    Po pse or Altuf duhej ta ngrije ne pozita superjore Vucicin e ta lidhje me SHBA-t, me mendt e Mushrrushit?! Nuk i behet pordh atij qe ju beri shtet, tani udhehqjen te shohim se kush do ta mare...

    Përgjigju
  • Kosovari: 02/03/2020 15:09

    Z Kryeminister,lereni U NIN,sespe nuk shkon e nuk eshte fare modeste,edhe pse politika nuk ka modesti, te thoni qe kur keni9 filluar para e gjate fushate,Une kesh tu e un asht u,jeni kercdnuar e jeni krekosur,jo vetem Ju per edhe disa miq Tuaj per rreth.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë