Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është i prekur me koronavirus. Ka qenë vetë Hoti që ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe se do të qëndrojë i izoluar në banesën e tij.

Hoti shkruan se nuk ka simptoma dhe probleme nga virus, përveçse një kollë të lehtë.

"Të nderuar, Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia", shkruan Hoti në Facebook.

Më herët ka qenë i infektuar edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, por që pas tre javësh në izolim u shërua duke iu rikthyer sërish detyrave.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar