Kryeministri i Kosovës Haradinaj
anulon vizitën në qytetin e Vlorës 

Kryeministri i Kosovës Haradinaj<br />anulon vizitën në qytetin e Vlorës <br /><br>
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka marrë pjesë në aktivitetet zyrtare që ishin parashikuar të mbaheshin në Vlorë me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Arsyeja e anulimit për të marrë pjesë në këtë ceremoni ka qenë pamundësia e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për shkak të axhendës. Ai është kthyer në Kosovë sepse sot do të takohet me zëvendësndihmës sekretaren e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Cooper. Kjo e fundit ka mbërritur në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare. 

Në aktivitetet e Vlorës mori pjesë vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndërsa në Tiranë, mbrëmjen e sotme, do t’i organizohet një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta. Dje në Korçë është mbajtur mbledhja e dy Qeverive ku janë nënshkruar 13 marrëveshje me interes për të dy shtetet ndërsa është vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet në qytetin e Pejës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje