Të dhënat për pasaportën shqiptare të Haradinaj janë hedhur në sistem dhe mësohet se dokumenti është gati. Pritet në ditët në vijim që kryeministri Haradinaj të bëjë tërheqjen e pasaportës. Lajmi për pajisjen e Haradinajt me pasaportë shqiptare vjen pak ditë pasi ambasada e SHBA i refuzoi kryeministrit të Kosovës vizën për në SHBA ku do të merrte pjesë në mëngjesin e lutjeve.
Nuk dihet nëse Haradinaj do aplikojë sërish për vizë amerikane, por këtë herë me pasaportë shqiptare, megjithëse këshilltari i tij, Jahja Lluka e përjashton një mundësi të tillë.
Ndonëse i pari i qeverisë ka tashmë pasaportën shqiptare, mjaft shqiptarë të Kosovës janë në kërkim të dokumentit. Presidentët Meta dhe Thaçi u përfshin në polemika dy muaj më parë sa i takon pajisjes së qytetarëve të Kosovës me dokumente identifikimi shqiptare për të mundësuar lëvizjen e lirë në hapësirën "Schengen".
Kjo kërkesë u hodh poshtë nga Presidenti Meta me argumentin se do dëmtonte udhëtimin pa viza të qytetarëve shqiptarë në BE, ndërsa nga ana tjeteër Kosova vijon të jetë e penalizuar padrejtësisht nga Brukseli.
(Pasaporta e Anita Haradinajt, bashkëshortja e Ramush Haradinajt)
(Dekreti i Presidentit për dhënien e shtetësisë Ramush dhe Anita Haradinajt)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

