Kryeministri i Kosovës Hoti, kërkon menjëherë të ndërmerren masa të reja anti-COVID për festat e fundvitit

Kryeministri i Kosovës Hoti, kërkon menjëherë të ndërmerren masa të reja anti-COVID për festat e fundvitit

Avdulla Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti ka publikuar përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, masat e reja anti-COVID që ka kërkuar të hynë në fuqi menjëherë .

Ai në postimin e tij ka listuar disa prej masave që duhet të marrin disa institucione për mbajtjen e situatës nën kontroll për sa i për sa përket koronavirusit në vend.

Hoti është shprehur se masat të cilat janë marrë në 11 nëntor kanë ndikuar pozitivisht në situatën epidemiologjike, por sipas tij duhet të bëhet një rishikim i tyre, pasi jemi në prag të festave dhe rreziku është më i madh, si pasojë i grumbullimeve masive familjare gjatë tyre.

Ai ka kërkuar menjëherë të hynë në fuqi masat e mëposhtme:

– Të gjitha institucionet publike të ndalojnë çfarëdo organizimi për fundvit që i bëjnë zakonisht për punonjësit e institucioneve. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të përgatisin urdhëresën për këtë qëllim.

– Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkërendim me komunat, të urdhërojë menjëherë të gjitha shkollat të ndalojnë çfarëdo organizimi apo ekskursioni të nxënësve apo arsimtarëve.

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është përgjegjëse për ngjarjet sportive e kulturore, të cilat mund të zhvillohen vetëm sipas udhëzimeve të parapara në manualin për mbrojtje nga covid19. Një komision do të funksionojnë brenda ministrisë për miratimin e ngjarjeve të tilla.

– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me AVUK-un, të inspektojë zbatimin e masave me mbështetje të policisë.

– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes ambasadave tona të njoftojë  bashkatdhetarët për masat që janë në fuqi në Kosovë, si dhe kërkesat e vendeve përkatëse kur bashkatdhetarët të kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

– Ministria e Shëndetësisë të mbajë konferencën e rregullt me medie për të informuar qytetarët me gjendjen dhe masat që duhet respektuar, në veçanti masat që do të ndërmerren për fundvit.

Ai në fund i ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat higjienike dhe të evitojmë çdo aktivitet I cili do të ndikonte në përhapjen e virusit.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë