Kryeministri i mandatuar i Serbisë, publikon qeverinë e re

Kryeministri i mandatuar i Serbisë, publikon qeverinë e re

Millosh Vuçeviç

Në listën qeverisë së re serbe të bërë publike nga kryeministri i mandatuar Millosh Vucevic, janë edhe dy emra të vënë nën sanksione Nga SHBA për lidhjet me Rusinë. Njëri prej tyre Aleksandër Vulin, rikthehet në qeveri si zëvendëskryeministër, ndërsa tjetri Nenand Popoviç mban ministri pa portofol. Në këtë qeveri Ivica Dacic merr drejtimin e ministrisë së brendshme ndërsa Marko Gjuric ministrinë e jashtme.      

Kryeministri i mandatuar i Serbisë Millosh Vucevic, publikoi emrat e ministrave të rinj të qeverisë së tij, që do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol. Ish shefi i inteligjencës serbe, i vënë nën sanksione nga SHBA për shkak të lidhjeve me Rusinë, Aleksandër Vulin rikthehet në postin e zëvendëskryeministrit.

 Ndërkohë shefi aktual i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, merr drejtimin e Ministrinë së Brendshme, ndërsa ministër i Mbrojtjes do të jetë Bratisllav Gashiç, që në kabinetin aktual ka mbajtur detyrën e ministrit të Policisë.

Marko Gjuriç, ish-ambasador i Serbisë në SHBA dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën në Serbi, do të mbajë detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme. Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviq, do të jetë po ashtu pjesë e Qeverisë si ministër pa portofol.

Millica Gjurgjeviç Stamenkovski, kryetare e partisë së djathtë, Zavetnici, do drejtojë Ministrinë për Përkujdesje Familjare. Kjo parti ishte rreshtuar në frontin opozitar, por pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, ka nisur bashkëpunim me Partinë Përparimtare Serbe të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në pushtet.

Ministrat e rinj të Qeverisë serbe përfshijnë edhe ish-sekretarin shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes, Nemanja Staroviç, si ministër i Punës, Darko Gllishiçin si ministër për Investime Publike dhe Dejan Ristiqin si ministër për Informim si dhe shumë emra të tjerë. Kryeministri i mandatuar Vuçeviç tha se do t'i paraqesë kërkesë kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, për të caktuar seancë më 1 maj, në të cilën do të paraqesë  planin e punës dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë së Serbisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë