PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa mori sot një telegram urimi nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.
"Ju përgëzoj në emërimin tuaj në pozitën e Kryeministrit të Kosovës. Jam krenar me lidhjet e fuqishme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës dhe mirëpres bashkëpunimin me juve", shkruan Cameron në mesazhin e tij drejtuar Mustafës, bën të ditur zyrab e Shtypit e Kryeministrit.
Keni marrë detyrën në një kohë kyçe për zhvillimin e Kosovës, citohet më tej mesazhi i Cameron, dhe ju me koalicionin e juaj qeverisës keni mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar në shtyrjen përpara të reformave të nevojshme për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe rritur mundësitë për popullin e juaj. "Transparenca dhe llogaridhënia do të jenë shtylla kryesore të këtij zhvillimi, andaj ju inkurajoj që të përqendroheni në çështjet e sundimit të ligjit, përfshi luftën kundër korrupsionit, dhe mbështetjes për institucionet publike", thuhet në mesazh.
Më tej, Cameron shkruan se Mbretëria e Bashkuar është mbështetës i pavarësisë, integritetit territorial dhe aspiratave euroatlantike të Kosovës. "Përparimi dhe stabiliteti në Ballkan mbesin të jenë të rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar. Natyrisht, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të mbetet prioritet dhe njëkohësisht ju ftoj që të siguroheni që Kosova të vazhdoj të evoluoj si shtet në të cilin plotësisht respektohen të drejtat e të gjitha komuniteteve", theksohet në telegramin e urimit./B.J./a.gjonaj/./ATSH/
/Shqiptarja.com