Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere ka zhvilluar një vizitë në Kiev ku është takuar me Presidentin Volodymyr Zelensky.
Sipas mediave të huaja, Jonas Gahr Stoere tha se Norvegjia "do të bëjë gjithçka që mundet për të forcuar" mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe njoftoi mbështetje të mëtejshme ushtarake, duke përfshirë kapacitetin e prodhimit të dronëve, artilerinë me rreze të gjatë veprimi dhe pajisjet detare.
"Pra, mbështetja totale për vitin 2026 arrin në afërsisht 8 miliardë dollarë (5.9 miliardë paund)", tha mes të tjerash kryeministri i Norvegjisë.
Stoere shtoi se ai dhe Zelensky kishin rënë dakord të krijonin një "partneritet strategjik midis Norvegjisë dhe Ukrainës".
Pavarësisht përpjekjeve të Presidentit Donald Trump dhe faktorit ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë, një armëpushim mes dy vendeve duket ende larg.
Komente










