'Kryeministri i parë i Palestinës ishte shqiptar', Erald Kapri: Roli i Mehdi Frashërit si Guvernator i Jeruzalemit më 1912

Studiuesi i historisë Erald Kapri ka treguar fakte interesante për lidhjet mes Shqipërisë dhe Palestinës. I ftuar në “Sot Live Shqipëri” në Report Tv ai tha se kryeministri i parë i Palestinës ka qenë Ahmet Pasha.

“Kryeministri i parë i Palestinës ka qenë shqiptar dhe ka dokumente nga arkivat britanike. Është Hilmi Ahmet Pashaj. Ishte me origjinë shqiptare por ka qenë një shtetas Otoman që ka shërbyer në perandorinë Otomane deri në  1918 më pas ka qenë pjesë e administratës së lartë në shtetin e pakrijuar ende të të Trans-Jordanisë që u krijua atëherë ka qenë ministër financash. Ka qenë një personazh shumë i rëndësishëm për pjesën e aspektit financiar në fillim të krijimit të shteteve arabe më pas ne 48 krijoi një qeveri për Palestinën dhe kryeministri i parë i kësaj qeveria që njihej vetëm nga republika arabe ishte Ahmet Pashaj që njihej si arnaut, si Ahmet shqiptari. Dimë që ka qenë shqiptar me origjinë shqiptare por që nuk zhvilloi asnjë aktivitet në shqip.

Me origjinë shqiptar por ndoshta nuk fliste shqip, ashtu siç ka pasur dhe shumë shqiptarë të tjerë që kanë shërbyer në administrat Otomane më pas në administrata të ndryshme të vendeve arabe. Dmth nuk ka qenë shqiptari i vetëm ka shumë shqiptarë që kanë pasur njëlloj ndikimi në të gjithë historinë e Palestinës...”, tha ai.

Një rol të rëndësishëm sipas Kaprit ka pasur edhe ish kryeministëri i Shqipërisë Mehdi Frashëri i cili u emërua guvernator i Jeruzalemit në 1912. I caktuar Guvernator në Jeruzalem nga Perandoria Osmane në 1912, Mehdi Frashëri u dha mundësi kolonëve izraelit të formonin një Këshill Komunal. Në vitet 30, kur ai përfaqësonte Shqipërinë në lidhjen e Kombeve, u ftua posaçërisht në Gjenevë të jepte mendim për problemin në Palestinë. Zgjidhja e tij për krijimin e një ‘Zvicre” me kantone në Palestinë u pa me mjaft interes.

 Ai madje ka dhënë një zgjidhje që duket kaq aktuale edhe sot. Frashëri sugjeroi modelin e Zvicrës për Palestinën, ndarja në kantone, ndërsa qytetet e shenjta të administroheshin nga një komisionar i Lidhjes së Kombeve, siç ndodhte atëherë me qytetin port të Dancingut në Poloninë e sotme.

“Më i rëndësishmi është Mehdi Frashëri. Në mesin e 1912 ishte 40 vjeç u emërua guvernator i Jeruzalemit më saktë guvernator i Jeruzalemit për Perandorinë Osmane. Tashmë në këtë periudhë ishin shtuar dhe kolonët hebarikë atje dhe ishte krijuar njëlloj çështje sesi duhet të trajtoheshin hebrenjtë. Për shkak të ndryshimeve në Perandorinë Osmane dhe me ardhjen në pushtet të Xhon truqve u vendos që të kishte njëlloj qasje ndryshe ndaj hebrenjve dhe Mehdi Frashëri i cili më vonë u bë dhe kryeministër i Shqipërisë në kohën e perandorisë së Zogut si guvernator atje mori disa vendime shumë të rëndësishme që konsiderohen si hapat e parë të krijimit të shtetit të Izraelit. Për herë të parë ai vendosi që hebrenjtë të kenë një polici të tyre të krijojnë një këshill autonom që ata të organizohen u garantoi atyre një Enklav tjetër në Ramalla që garantonte rrugën nga Jeruzalemi deri në Xhafa dhe Xhafa kishte një qytet bregdetar në Palestinë atëherë. Kishte prezencën më të madhe të trupave Osmane dhe kjo u bë për të garantuar sigurinë e  hebrenjve. Osmanët kishin dhënë garancinë se në rast se hebrenjtë mund të sulmoheshin nga fiset arabe etj, do të shkonin në mbrojtje të tyre. Ishte Mehdi Frashëri që në 1912 u garantoi hebrenjve në Palestinë që të kishin një trupe vetëmbrojtëse lidhje telefonike direkte me ushtrinë Osmane. Të kishin këshill vetë organizimi dhe kjo është e rëndësishme sepse ishin hapat e parë të krijimit të shtetit hebre.

Një element i rëndësishëm që u diskutua dhe më vonë ishte lufta e dytë botërore dhe në vitet 30 ka qenë e nxehtë çështja nëse duhet të krijojmë apo jo një një shtet hebre në Palestinë. Në 37-tën lidhja e kombeve ka mbajtur një konferencë të posaçme në lidhje me këtë çështje dhe Mehdi Frashëri ishte kryeministër i Shqipërisë por edhe i dërguar special i Shqipërisë në lidhjen e  kombeve për të dhene mendimin e tij se çfarë do të ndodhë me Izraelin dhe Palestinën dhe ai atëherë ka bërë një platformë që u botua në të gjitha mediet botërore sepse ai propozoi një model Zvicre për krijimin e shtetit palestinez dhe të Izraelit. Kjo është e dokumentuar. Është botuar në gazetat më të mëdha britanike. Ai propozon të kemi dy shtete por që Jeruzaleni të kontrollohej dhe të qeverisej nga një trupë ndërkombëtare. Të mos e ketë as Izraeli as Palestina dhe të krijohen edhe dy shtete të tjera”, tha Kapri.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 21/10/2023 05:18

    Prandaj ju kanë shkuar punët mysybet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja