Kryeministri i ri? As Hashim Thaçi
nuk e di kush do ta marr këtë post

Kryeministri i ri? As Hashim Thaçi<br />nuk e di kush do ta marr këtë post
Kryesia e PDK-së ka diskutuar sot për hapat e mëtejshme për ndërtimin e institucioneve dhe implementimin e rezultatit të zgjedhjeve. Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, tha se mbrëmë kanë pasur një takim mes PDK-së dhe LDK-së dhe kanë vazhduar takimet e grupeve punuese për implementimin e marrëveshjes, por edhe harmonizimin e programit qeverisës.

Por, ende nuk dihet nëse të dy partitë kanë ndarë tashmë postin e kryeministrit, nëse do t’i takojë PDK-së, apo LDK-së. Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk ka dashur t’iu përgjigjet pyetjeve nëse janë marrë vesh me LDK-në për postin e kryeministrit.

“Ne mbrëmë kemi pasur një takim të shkëlqyer në mes të PDK-së dhe LDK-së. Kanë vazhduar takimet e grupeve punuese për çështje të implementimit të marrëveshjes, gjithashtu edhe të grupeve punuese sa i përket harmonizimit të programit qeverisës të ardhshëm katërvjeçar në mes të LDK-së, PDK-së dhe të komuniteteve që do të bashkëngjiten”, tha Thaçi.

Ai ka theksuar se gjithçka është duke shkuar sipas planit, pasi të dy partitë, edhe PDK-ja edhe LDK-ja, janë parti të qendrës së djathë.“Mund të them se gjithçka është duke shkuar sipas planit në axhendën e paraparë. Natyrisht se tani është duke u punuar për harmonizimin e programeve, por është një lehtësi e madhe sepse që të dy partitë, edhe PDK-ja edhe LDK-ja, janë parti të një orientimi që prezantojnë vlerat dhe interesat e qendrës së djathtë në Republikën e Kosovës”, shtoi ai.




Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës