Kryeministri i ri francez, Francois Bayrou tha dje (19 dhjetor) për televizionin France 2 se qeveria deri në Krishtlindje duhet të jetë formuar.
Madje, ai ka treguar se kërkon që Ministri i Brendshëm në detyrë, Bruno Retagio të mbetet në qeveri.
“Nëse nuk ia dalim këtë herë, do të jetë ndalesa e fundit përpara se të arrijmë në greminë,” tha Bairou.
Bairou tha gjithashtu se shpreson të ketë një buxhet gati deri në mes të shkurtit, ndërsa përpiqet të shmangë fatin e paraardhësit të tij Michel Barnier, qeveria e të cilit u rrëzua mes një reagimi të ashpër mbi masat e tij fiskale.
“Shpresoj të kem një buxhet deri në mes të shkurtit,” theksoi Bayrou.
Bairu u shpreh se do të mbante të hapur opsionin e përdorimit të klauzolës parlamentare 49.3, ose kompetencave të veçanta kushtetuese për të shtyrë buxhetin përmes parlamentit nëse do të dukej se partitë opozitare po përpiqeshin ta bllokonin atë.
“Nuk do të përdor 49.3 nëse nuk bllokohet plotësisht buxheti”, tha ai.
Francois Bairou u shpall si kryeministri i ri - i treti me radhë në 2024 - nga presidenti francez Emmanuel Macron më 13 dhjetor 2024.
Ai ka kandiduar në tre zgjedhje presidenciale. Një kandidat i UDF-së, ai doli i katërti në raundin e parë të zgjedhjeve të vitit 2002, me 6.8% të votave. Në vitin 2007 ai mendohej të ishte në një pozicion për t'u kualifikuar në raundin e dytë, por doli i treti me 18.6% të votave. Më pas ai themeloi MoDem, të cilin e ankoroi në qendër, ndërsa UDF tradicionalisht renditet në qendrën e djathtë. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, ai mori 9.1% të votave, duke përfunduar në vendin e pestë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
61%
-
Jo
18.6%
-
Duhet më shumë
20.4%
Vota total: 3671
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Francë/ Ish-presidenti Sarkozi dënohet për korrupsion, në 'arrest shtëpie' me një byzylyk elektronik
18 Dhjetor, 16:46
-
Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash
16 Dhjetor, 21:44
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor, 10:38
-
Cikloni Chido shkakton katastrofë në Francë, autoritetet: Qindra, ndoshta mijëra viktima!
15 Dhjetor, 21:44
-
Të shtëna me armë pranë një kampi emigrantësh në Francën veriore, 5 të vdekur, mes tyre 2 roje sigurie! Dorëzohet autori
14 Dhjetor, 20:07
-
Francë/ Dënohet grupi i drogës, u zbuluan nga ‘Sky ECC’, lidhje me Shqipërinë dhe roli i ‘Eduardit’
14 Dhjetor, 16:58
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor, 13:10
-
Milioneri 95-vjeçar ia lë të gjithë pasurinë qytetit të tij të lindjes në Francë, por me disa kushte
12 Dhjetor, 17:25
-
40 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë, zbulohet plani francez dhe polak për luftën
12 Dhjetor, 17:15
-
Media franceze 'AD Magazine': Shqipëria mes vendeve të jashtëzakonshme në botë për t’u vizituar në 2025
12 Dhjetor, 07:36
-
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës! Numrat e telefonave të bosëve të drogës, përgjimet në SKY ECC dhe lidhja me MATRIX
9 Dhjetor, 21:19
-
Rihapja e Notre Dame në Paris/ U takua me Elon Musk dhe Trump, Osmani: Kemi besim në mbështetjen e fortë të SHBA-së! Biseduam dhe për luftën ndaj dezinformimit
8 Dhjetor, 21:44