Këngëtarja Elhaida Dani ndodhet në Rusi. Ajo është pjesë e shfaqjes ‘Katedralja e Parisit’ që luhet në Pallatin e Kremlinit. Elhaida ka një nga rolet kryesore atë të ‘Esmeraldës’. Elhaida është ndjerë e nderuar nga kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev, i cili pas shfaqjes i ka dhuruar një buqetë lulesh.
‘E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!”, ka shkruar Elhaida në postimin e saj.
Nuk ka munguar as reagimi i Ambasadës Rusë në Tiranë për suksesin e Elhaidës në Moskë, e cila ka theksuar që kultura na bashkon.
(Postimi i Elhaidës në Facebook)
Kultura bashkon!
Këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani ndodhet në Rusi si aktore e shfaqjes “Katedralja e Parisit” që luhet në Pallatin e Kremlinit dhe ku ka rolin kryesor, atë të Esmeraldës. Mbrëmë pas shfaqjes, Elhaida mori një buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja në një nga postimet e saj.
Ambasada Ruse në Tiranë
(Postimi i Ambasadës Ruse për Elhaida Danin)