Kryeministri i Sllovakisë kërcënon Zelenskyn: Na lësho gazin rus ose do kemi konflikt serioz

Kryeministri i Sllovakisë kërcënon Zelenskyn: Na lësho gazin rus ose do kemi konflikt serioz

Robert Fico

Euroskeptiku dhe kritiku i mbështetjes evropiane për Ukrainën, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka kërcënuar hapur Kievin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Fico thekson se nëse Zelensky zbaton angazhimin e tij dhe ndalon çdo transport të gazit rus nga tubacionet që kalojnë nga Ukraina në Evropë, atëherë "do të ketë tension të madh".

"Nëse Zelensky nuk do të na lëshojë gazin, mund të lindë një konflikt serioz. Pse duhet të shkojë vetëm pjesa jonë atje? Pse nuk mund të ketë një lloj solidariteti ndaj nesh?", shkroi Fico në rrjetet sociale.

Vetëm një ditë më parë Zelensky bëri të qartë se kontrata midis Gazprom dhe Ukrainës, nga e cila Kievi ka fituar të ardhura të qëndrueshme, nuk do të rinovohej për vitin 2025. Kjo paraqet probleme serioze për një numër vendesh të BE-së, përfshirë Sllovakinë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Sekretari i Shtetit, Marco Rubio kryen takimin e parë me homologët nga Japonia, Australia dhe India

SHBA/ Sekretari i Shtetit, Marco Rubio kryen takimin e parë me homologët nga Japonia, Australia dhe India