
Leo Varadkar
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, deklaroi së fundmi se BE-ja po humbet besueshmërinë lidhur me mesazhet e saj për luftën Izrael-Hamas, ndërsa ai u bëri thirrje anëtarëve të bëjnë thirrje për një armëpushim humanitar.
Duke folur në fillim të samitittë BE-së në Bruksel, Varadkar tha se BE duhet të bëjë thirrje për drejtësi për palestinezët duke dënuar gjithashtu terrorizmin e kryer nga Hamasi, raporton Sky News.
Qëndrimi i BE-së është se Izraeli ka të drejtë të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Gjithashtu ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e kushteve në Gaza.
Blloku 27-vendesh ka pak ndikim mbi Izraelin, por është partneri më i madh tregtar i vendit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Bastisje në kampin e refugjatëve në Rafah, 13 viktima! Ndaloni negociatat, familjet e pengjeve kundër Netanyahut! Vdes ushtari i 116-të izraelit








