Lufta/ Bastisje në kampin e refugjatëve në Rafah, 13 viktima! Ndaloni negociatat, familjet e pengjeve kundër Netanyahut! Vdes ushtari i 116-të izraelit

Një kamp refugjatësh palestinezësh Al-Shabura në Rafah, në Gazën jugore, u bombardua nga forcat izraelite. Bombardimet shkatërruan dy ndërtesa banimi dhe duke vrarë të paktën 13 persona. Kjo është bërë e ditur nga agjencia qeveritare siriane SANA, sipas së cilës operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë dhe viktimat e tjera mund të mbeten ende nën rrënoja.

Familjarët e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza thonë se janë "të tronditur" nga lajmi se kabineti i luftës i Izraelit ka vendosur të mos dërgojë shefin e Mossad-it në Katar për negociata mbi një marrëveshje të re me Hamasin dhe kërkojnë një "shpjegim të menjëhershëm" për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Këtë e kanë raportuar mediat vendase.

Forcat izraelite të sigurisë (IDF) kanë njoftuar vdekjen e një ushtari gjatë luftimeve të djeshme në Rripin jugor të Gazës. Kjo vdekje e fundit e çon në 116 numrin e ushtarëve të vrarë në ofensivën tokësore kundër Hamasit. Ky është 38-vjeçari Elisha Loewenstern nga Batalioni 8104 i Brigadës së Blinduar të Rezervës 179, nga Harishi. Një tjetër ushtar nga batalioni mbeti i plagosur rëndë pasi tanku ku ndodheshin të dy u godit nga një raketë antitank. Këtë e kanë raportuar mediat vendase.

Lajm në përditësim...

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:30
Hamas: Afro 19 mijë viktima në Gaza që nga fillimi i luftës, mbi 50 mijë të plagosur

1702579048_qqqq.JPG

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, nën kontrollin e Hamasit, ka deklaruar se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza, për shkak të sulmeve izraelite, që nga fillimi i luftës më 7 tetor, ka shkuar në 18,787.

Ndër të tjera, autoritetet palestineze bëjnë me dije se 50,897 palestinezë janë plagosur në Gaza që nga fillimi i luftës.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, ka sqaruar se vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 179 palestinezë dhe se ka ende shumë viktima nën rrënoja.

Ora 13:50
Kryeministri irlandez: BE po humbet besueshmërinë nga mesazhet mbi luftën Izrael-Hamas

1702558018_leo.jpg

Leo Varadkar

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, deklaroi së fundmi se BE-ja po humbet besueshmërinë lidhur me mesazhet e saj për luftën Izrael-Hamas, ndërsa ai u bëri thirrje anëtarëve të bëjnë thirrje për një armëpushim humanitar.

Duke folur në fillim të samitittë BE-së në Bruksel, Varadkar tha se BE duhet të bëjë thirrje për drejtësi për palestinezët duke dënuar gjithashtu terrorizmin e kryer nga Hamasi, raporton Sky News.

Qëndrimi i BE-së është se Izraeli ka të drejtë të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Gjithashtu ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e kushteve në Gaza.

Blloku 27-vendesh ka pak ndikim mbi Izraelin, por është partneri më i madh tregtar i vendit.

Ora 12:44
Izraeli shpërndan fletëpalosje: Shpërblim për këdo që jep informacion për udhëheqësit e Hamasit

1702554182_iz.jpg

Fletëpalosjet e shpërndara nga ushtria izraelite
Ushtria izraelite po shpërndan fletëpalosje në Gaza duke ofruar shpërblime në para për ata që ofrojnë informacione të dobishme për kapjen e udhëheqësve të Hamasit.
Ora 12:06
Lufta Izrael-Hamas, Sunak pro zgjidhjes me dy shtete

1702551983_sunak.jpg

Rishi Sunak

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka ripohuar mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete pasi Tzipi Hotovely, ambasadorja izraelite në Mbretërinë e Bashkuar kundërshtoi një plan të tillë.

Sunak tha se ende beson në zgjidhjen me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën.

“Qëndrimi ynë prej kohësh nuk ka ndryshuar, ne besojmë se zgjidhja me dy shtete është rezultati i duhur. Ajo që po ndodh është tepër shqetësuese. Unë kam thënë vazhdimisht se shumë njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën. Askush nuk dëshiron që ky konflikt të zgjasë”, tha Sunak.

Ai mbështeti të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur dhe shtoi se i kishte thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu javën e kaluar se Izraeli duhet të mbrojë civilët.

Kjo pason intervistën e Hotovely me Mark Austin të mërkurën kur u pyet për zgjidhjen me dy shtete.

“Absolutisht jo. Izraeli e di sot, dhe bota duhet ta dijë tani se palestinezët kurrë nuk kanë dashur të kenë një shtet pranë Izraelit", tha Hotovely.

Ora 11:28
OKB: Gjysma e popullsisë së Gazës u zhvendos në Rafah

1702549672_lkds.jpg

E moshuara palestineze duke u lutur pas bombardimezve izraelite në Gaza

Gjysma e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur në jug, në Rafah. Kjo është bërë e ditur nga UNRWA, agjencia e Kombeve të Bashkuara që merret me refugjatët palestinezë, duke shpjeguar se një milion njerëz janë shpërngulur në provincën Rafah. 16 mijë njerëz për metër katror tani jetojnë këtu, raporton agjencia e OKB-së.

85% e popullsisë së Rripit të Gazës, afërsisht 1.9 milionë njerëz, janë të zhvendosur brenda vendit për shkak të luftës së vazhdueshme që nga 7 tetori. Shumë prej tyre janë zhvendosur shumë herë, thotë OCHA, zyra e Kombeve të Bashkuara që koordinon çështjet humanitare.

Ora 11:25
Mediat: Katari dhe Egjipti po punojnë për një marrëveshje të re me Hamasin

1702114668_hamas.PNG

Ushtarët e Hamasit

Sipas disa mediave, duke përfshirë faqen pan-arabe Al-Araby Al-Jadeed dhe gazetën izraelite Haaretz, Katari dhe Egjipti po punojnë për të ndërmjetësuar një marrëveshje të re midis Izraelit dhe Hamasit. 

Al-Araby Al-Jadeed citon burime egjiptiane që thonë se Izraeli i ka kërkuar Kajros të ndërmjetësojë një marrëveshje, ndërsa Haaretz citon burime palestineze të thonë se Katari dhe Egjipti po mbajnë bisedime jozyrtare për të formuluar një plan për një marrëveshje të re. 

Besohet se në zemër të një pakti të ri është lirimi i 135 pengjeve ende në Rripin e Gazës, nga të cilët të paktën 20 besohet se kanë vdekur.

Ora 09:35
VIDEO/ Protestuesit bllokojnë autostradën në Los Anxhelos, bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza

1702542812_pam.jpg

Foto nga autostrada në Los Anxhelos

Dhjetëra protestues bllokuan një autostradë në Los Anxhelos gjatë orës së pikut duke bërë thirrje për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Ata u ulën në rrugë, duke shkaktuar bllokime të trafikut.

Anëtarët e IfNotNow, një organizatë që thotë se u themelua nga “hebrenjtë amerikanë për t’i dhënë fund mbështetjes së SHBA për sistemin e aparteidit izraelit”, mbanin pankarta gjigante  dhe brohoritën thirrje për “fundin e menjëhershëm të luftës”.

“Si hebrenj, ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq pasi popullsia në Gaza është e uritur dhe e masakruar në emrin tonë. Ne nuk mund të lejojmë që jeta të vazhdojë si zakonisht ndërsa palestinezët vriten”, tha organizata.

Pamjet nga demonstrata tregojnë debate dhe përleshje, me sa duket mes protestuesve dhe shoferëve.

Ndërsa mbështetja ndërkombëtare për luftën e Izraelit kundër Hamasit po zvogëlohet, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së këtë javë miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi kundër bombardimeve “pa dallim”, që kanë shkaktuar mijëra viktima civile.

 

Ora 09:29
Provokon lideri i Hamasit: I hapur për bisedime të paqes, Gaza pa ne është vetëm një iluzion

1702542473_is.jpg

Ismail Haniyeh

Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, deklaron se çdo plan për Gazën e pasluftës që nuk përfshin grupin e tij është vetëm një “iluzion”.

“Çdo marrëveshje në Gaza ose për çështjen palestineze pa përfshirjen e Hamasit ose fraksioneve të rezistencës është vetëm një mashtrim”, tha ai.

Zyrtari palestinez thotë se është i hapur për bisedimet që do t’i japin fund luftës dhe për “rregullimin e ‘shtëpisë’ palestineze si në Bregun Perëndimor ashtu edhe në Rripin e Gazës”, raporton thetimesofisrael.

Ai tha se Hamasi është gati për bisedime që mund të dërgojnë në një “rrugë politike që siguron të drejtën e popullit palestinez për shtetin e tyre të pavarur me Jerusalemin si kryeqytet”.

Haniyeh nuk tregon nëse duhet të ekzistojë ndonjë shtet izraelit përkrah atij palestinez. Izraeli ka nisur ofensivën ndaj militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territoret izraelite.

Ora 09:12
Sulmet ndaj civilëve në Gaza, Këshilltari i Sigurisë Kombëtarë të SHBA-së vizitë në Izrael

1702541551_jake.jpg

Jake Sullivan

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan do të vizitojë Izraelin ku do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe anëtarët e kabinetit të luftës izraelite.

Bisedimet pasojnë paralajmërimet nga aleati më i ngushtë i Izraelit, SHBA, për mënyrën se si po zhvillon luftën me Hamasin. Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se për shkak të bombardimeve pa dallim ndaj Gazës, Izraeli ka humbur mbështetjen globale.

Të mërkurën, Sullivan zhvilloi bisedime me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman.

Negociatat e SHBA-së që synonin normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite u ndërprenë nga sulmet e 7 tetorit, por raportohet se të gjitha palët duan të ringjallin marrëveshjen në të ardhmen.

Ora 09:07
Gazeta amerikane: Shtëpia e Bardhë bllokon dërgesat e armëve në Izrael, shkak dhuna e kolonëve

1701764747_shba.png

Shtëpia e Bardhë, SHBA

Shtëpia e Bardhë po bllokon një dërgesë me më shumë se 27 mijë pushkë të prodhimit amerikan, të destinuara për policinë izraelite për shkak të frikës se ato mund të transferohen te kolonët ekstremistë në Bregun Perëndimor. 

Këtë e shkruan Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të administratës që mbetën anonimë

Ora 09:02
Sulmet izraelite në Rafah, 27 viktima

1702245007_rafahhh.PNG

Foto nga pika kufitare Rafah

Të paktën 27 persona u vranë në bastisjet e nisura mbrëmë nga Izraeli kundër dy ndërtesave në Rafah. 

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze Wafa. 

Shumica e viktimave i përkisnin dy familjeve, sipas raportimeve të mediave palestineze, të cilat flasin për gra dhe fëmijë mes të vdekurve.

Ora 08:50
Netanyahu: Do të luftojmë deri në fund, pavarësisht presionit ndërkombëtar

1701886632_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të mërkurën (13 Dhjetor) se ushtria izraelite do të vazhdojë të luftojë në Rripin e Gazës, megjithëse po përballet me trysni ndërkombëtare për armëpushim.

“Ne do të vazhdojmë deri në fund, deri të fitojmë, derisa ta zhdukim Hamasin. E them këtë përballë presionit ndërkombëtar dhe dhimbjes së madhe. Asgjë nuk do të na ndalë”, iu drejtua Netanyahu ushtarëve izraelitë në Gazë përmes radios.

Izraeli njoftoi se të mërkurën i pësoi humbjet më të mëdha në betejë prej e nisi pushtimin e Gazës para një muaji, pasi 10 ushtarë iu vranë në një pritë në Gazë. Në mesin e të vdekurve ishin edhe koloneli Itzhak Ben Basat, 44 vjeç, i cili është oficeri më i lartë që vritet në pushtimin tokësor – dhe koloneli Tomer Grinberg, komandant batalioni.

Shumica e tyre u vranë në rrethinën Shiaja në veri të Qytetit të Gazës, pasi trupat e saj ranë në pritë duke tentuar ta shpëtonin një grup ushtarësh që ishin sulmuar brenda një ndërtese nga luftëtarët e Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

Ushtria izraelite i vazhdoi luftimet e ashpra në veri dhe jug të Gazës, një ditë pasi Kombet e Bashkuara kërkuan armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Të martën, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Izraeli është duke e humbur mbështetjen globale për shkak të bombardimit të pakujdesshëm të Rripit të Gazës dhe i bëri thirrje Netanyahut ta ndryshojë Qeverinë e tij.

Izraeli kishte mbështetje globale kur e nisi fushatën për ta shkatërruar Hamasin, i cili e kontrollon Gazës, pasi luftëtarët e tij u futën furishëm në jug të Izraelit më 7 tetor dhe i vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen 240 të tjerë.

Prej atëherë, Izraeli e ka rrethuar enklavën palestineze dhe e ka rrënuar shumicën e saj. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha të mërkurën se mbi 18.600 palestinezë janë vrarë dhe rreth 50.000 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej 7 tetorit.

Avionët luftarakë e bombarduan edhe të mërkurën Gazën dhe zyrtarët e organizatave humanitare thanë se shiu dimëror i ka përkeqësuar kushtet për qindra mijëra njerëz që detyrohen të flenë në tenda të improvizuara. Shumica dërrmuese e popullsisë prej 2.3 milionë në Gazë ka mbetur pastrehë.

Ora 08:43
Ushtria izraelite: Ne do të përdorim 'shumë mënyra krijuese' për të shkatërruar tunelet e Hamasit

1701676514_for.jpg

Forcat izraelite

Ushtria izraelite do të përdorë një "larmi mënyrash krijuese" për të shkatërruar tunelet e Hamasit, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari kur u pyet mbrëmë (13 Dhjetor) nëse IDF po përmbyste kalimet nëntokësore të militantëve palestinezë. 

"Disa nga këto mënyra konsistojnë në aktivitete taktike, duke përdorur një lloj mjetesh për të nxjerrë terroristët nga tunelet dhe me njëfarë shkatërrimi të përhershëm në mënyrë që 'pasazhe të tilla' të mos funksionojnë më. Sa më shumë mënyra, aq më mirë: është e gabuar t'i japësh armikut informacion se kur dhe ku", tha Hagari. 

Ora 08:37
VIDEO/ Pamje 'ferri'! Përveç luftës, shirat e dendur dhe stuhitë godasin Gazën

1702539396_L.jpg

Foto nga Gaza pas shirave të dendur

Shirat e dendur dhe erërat e ftohta në Gaza gjatë natës kanë përkeqësuar gjendjen edhe ashtu të rëndë që po përballen familjet e zhvendosura palestineze të detyruara të largohen nga shtëpitë e tyre dhe tani të grumbulluara në tenda të dobëta dhe të përmbytura.

Al Jazeera raporton se në një kamp tendash në Rafah, i vendosur në terrenin me rërë të mbushur me mbeturina, njerëzit u panë duke mbajtur kova me rërë për të mbuluar pellgjet brenda ose rreth tendave të tyre.

Dhe Aziza al-Shabrawi u përpoq më kot të nxirrte ujin e shiut nga çadra e familjes së saj, duke treguar dy fëmijët e saj që jetonin në kushte të tilla të pasigurta.

“Djali im është i sëmurë për shkak të të ftohtit të ashpër dhe vajza ime është zbathur. Është sikur të jemi lypës. Askush nuk kujdeset dhe askush nuk ndihmon”, tha 38-vjeçarja. 

Ndërsa Yasmin Mhani tha se u zgjua natën për të gjetur fëmijën e saj shtatë muajsh të lagur. Familja e saj prej pesë anëtarësh po ndajnë një batanije të vetme pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga një sulm ajror izraelit dhe ata humbën një nga fëmijët, si dhe të gjitha pasuritë e tyre.

Ndërkohë pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan njerëz që ecnin nëpër rrugët e përmbytura.

Madje, shirat e dendur dhe erërat e forta e kanë bërë më të vështirë varrimin e të vdekurve.

Palestinezët në Gaza janë larguar nga jugu me dhjetëra mijëra me çdo mjet të nevojshëm – makinë, kamion, karrocë me kuaj ose në këmbë – duke e kthyer Rafahun në një “oazë” çadrash dhe strehimoresh të improvizuara prej druri dhe mbulesa plastike.

Kombet e Bashkuara thonë se njerëzit u larguan nga jugu për t’u përballur me “rrethanat katastrofike” me turma që prisnin me orë të tëra rreth qendrave të shpërndarjes për furnizime të pakta me ujë, ushqim dhe ndihmë mjekësore, ndërsa të sëmurët janë shtuar, si pasojë i shiut dhe përmbytjeve.

Ndryshe, Rafah, pranë kufirit me Egjiptin, është pjesa më jugore e Rripit të Gazës, ku njerëzit kanë mbërritur në numër në rritje për të kërkuar strehim nga luftimet intensive midis Izraelit dhe Hamasit, që tani janë duke vazhduar si në veri ashtu edhe në jug.

 

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hamuthi: 14/12/2023 17:16

    Hamasi para IDF-it duket diletant ne vrasje te pafajshmish.

    Përgjigju
  • Bim: 14/12/2023 09:49

    Israeli eshte gabimi i trete me i madhe i shekulkit 20 mbas dy luftrave boterore. Shpresojm qe te mos behet i pari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë