
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, pas mbërritjes në samitin e BE-së, tha se konflikti mes Izraeli dhe Palestinës nuk filloi me sulmet e 7 tetorit dhe se kjo nuk do të përfundojë me pushtimin tokësor të Gazës.
Ai tha se "mbi 75 vite luftë midis izraelitëve dhe arabëve, luftëra, sulme terroriste, paqëndrueshmëri e madhe, nuk mund të përfundojë me një zgjidhje ushtarake".
Vardkar gjithashtu tha se ditën e djeshme 27 liderët ranë dakord për zgjidhjen mes dy shtete, ku nevojitet një konferencë paqeje dhe BE-ja duhet të jetë pjesë e saj.
"Ky konflikt nuk filloi me sulmet e 7 tetorit dhe nuk do të përfundojë me pushtimin tokësor të Gazës. Kjo është shumë e qartë. Mbi 75 vite luftë midis izraelitëve dhe arabëve, luftëra, sulme terroriste, paqëndrueshmëri e madhe, nuk mund të përfundojë me një zgjidhje ushtarake. Dje 27 liderët ranë dakord për zgjidhjen mes dy shtete, ku nevojitet një konferencë paqeje dhe BE-ja duhet të jetë pjesë e saj", tha Leo Varadkar.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli bombardon Gazan me 100 avionë njëkohësisht! Hamasi përgjigjet me raketa: Tanket kanë hyrë në Rripin! Gaza pa telefon dhe internet (VIDEO)








