Kryeministri japonez 'me shpatulla
pas muri', humbet popullaritetin

Kryeministri japonez 'me shpatulla<br />pas muri', humbet popullaritetin
Shinzo Abe rrezikon postin e liderit në Partinë Liberal Demokrate pas shtimit të skandaleve që përfshijnë atë me bashkëpunëtorë të tij.

Dy skandalet që kanë lëkundur ndjeshëm autoritetin e Abesë janë marrëveshja me një grup shkollor nacionalist Moritomo Gakuen për reduktimin e çmimit të tokës.

Në vijim të tij ka qenë dhe miratimi i departamentit të veterinarisë për hapjen e një shkollë private që drejtohet nga njëri prej ortakëve dhe miqve të Shinzo Abesë.

Mediat japoneze publikuan para disa kohësh dhe disa regjistrime audio ku përfshiheshin zyrtarë të lartë qeveritarë bashkëpunëtorë të Abesë në ҫështjen e miratimit të hapjes së shkollës së veterinarisë.

Abe ka shfaqur pendesë për këto publikime, por kjo shihet si një strategji i kabinetit qeveritar për të ringjallur besimin ndaj kryeministrit.

Sondazhet në shtetin aziatik paraqesin një zbehje të përkrahjes ndaj kryeministrit japonez.

Dy muajt e fundit popullariteti ndaj Shinzo Abesë ka zbritur në 26%.

Shefi i ekzekutivit rrezikon të japë dorëheqjen pasi nga analistët politikë një përkrahje popullore nën 30% ҫon në "zonën e vdekjes ", që përcakton humbjen e besueshmërisë në shoqërinë japoneze.

Gjithmonë sipas analistëve, shumë pak kryeministra i kanë mbijetuar krizave të tilla politike, me përjashtim Keizo Obuchi, kryeministër në vitet 1998-2000.

Ai rikuperoi disavantazhin numerik për të fituar shumicën e përkrahjes publike.

Por të gjithë kryeministrat e tjerë japonezë, të paktën ata që kanë ushtruar këtë funksion në 20 vitet e fundit nuk kanë arritur të qëndrojnë në krye të qeverisë deri në përfundim të legjislaturës.

Vëzhguesi politik Tobias Harris beson se faktor i rënies së besueshmërisë ndaj partisë qeverisëse LDP nuk janë politikat e ndjekura nga kryeministri Abe, por vetë figura e tij.

Figurat politike brenda partisë që mund të konsiderohen zëvendësuesit e mundshëm të Shinzo Abesë është ministri i Jashtëm Fumio Kishida dhe ministri i Mbrojtjes Shigeru Ishiba.

Spekulimet kanë nxjerrë në dritë dhe emrin e Yuriko Koike, ish-ministre në partinë LDP dhe guvernatore e Tokios.

Por ajo ka refuzuar një lëvizje të tillë duke thënë se është e angazhuar me mbarëvajtjen e procesit të organizimit të Lojërave Olmpike të 2020.

Besohet se Abe nuk do të kërkojë të garojë për një mandat të tretë në krye të partisë dhe do të japë dorëheqjen para janarit 2018 kur do të zhvillohen dhe zgjedhjet e brendshme në LDP.

Shinzo Abe ka qenë në krye të qeverisë japoneze në vitet 2006-2007, 2012-2014. Partia e tij fitoi zgjedhjet në vitin 2014 dhe është në koalicion me partinë Komeito.

Abe është kryeministri më jetëgjatë në historinë Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi