“Hoqëm varrezat e makinave por ka plasur mishi rrugëve. Nuk më intereson, nëse një kryetar bashkie shndërron rrugët në thertore ti jepet gjoba më e rëndë. Akti normativ tjetër do të jetë për kryetarin e bashkisë dhe të komunës dhe me përfaqësuesin e shërbimit ushqimor. Do të dalim nga mesjeta apo jo. Kjo situatë nuk mund të tolerohet më. Autostradë moderne, mishi i varur nga të katër anët e saj. Keni dhe ju përgjegjësitë tuaja. Kjo situatë nuk duhet të tolerohet më. Cfarëdolloj detyrimi ligjor do bëhet. Është shkelje e cdo lloj norme. Aty vetëm siguri ushqimore nuk është.”- tha kryeministri Berisha.
Berisha kritikoi Inspektoriatin sanitar shtetëror dhe urdhëroi që të marrin masa ndaj lokaleve që nuk zbatojnë ligjin antiduhan. Gjithashtu Task force të marrin masa për pronarët e lokaleve që nuk zbatojnë ligjin për ndotjen akustike gjatë orëve të natës.
(sg/.shqiptarja.com)
