Justin Trudeau njofton dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë dhe si drejtues i Partisë Liberale

Justin Trudeau njofton dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë dhe si drejtues i Partisë Liberale

Momenti kur kryeministri kanadez Justin Trudeau njofton dorëheqjen nga posti

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njofton dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë.

Deklarata u bë pak më parë (6 Janar), në një dalje publike të vetë kreut të qeverisë kanadeze në Otava, teksa lajmi u konfirmua edhe nga BBC.

"Që nga viti 2015 si kryeministër kam luftuar për Kanadanë, për popullin tim, për vendin, me përkushtim dhe bujari", ka thënë ai ndër të tjera në konferencë.

Gjithashtu aktivitetet parlamentare janë pezulluar deri më 24 mars, kur të zgjidhet pasardhësi i tij, teksa shtoi se vendi meriton njjë zgjidhje reale.

Njëkohësisht ai ka bërë me dije edhe largimin si kreu i Partisë Liberale, por ai do të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin nga pasardhësi. 

“Është e qartë se nëse mua më duhet të luftoj beteja të brendshme, nuk mund të jem zgjedhja më e mirë për kanadezët”, u shpreh mes të tjerash Trudeau.

Më tej, ai tha se Kanadaja është një vend më i mirë sot, nga sa ishte kur ai u bë kryeministër në vitin 2015.

“Qeveria jonë bëri që ekonomia të rritej për të gjithë dhe jo vetëm për disa. Ulëm varfërinë dhe përfshimë më shumë njerëz në forcën punëtore të vendit”, u shpreh ai.

Lajmi ishte njoftuar që ditën e djeshme (5 Janar) nëpërmjet burimeve.

Një burim i tha gazetës se Trudeau ka biseduar me Ministrin e Financave Dominic LeBlanc për të hyrë në detyrë si udhëheqës i përkohshëm dhe kryeministër, por kjo lëvizje mund të mos funksionojë nëse LeBlanc planifikon të kandidojë vetë për këtë pozicion. 

Më herët edhe president ii sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, i kishte bërë thirrje kryeministrit Trudeau, me të cilin nuk ka pasur raporte të mira, që Kanadaja të rreshtohej si shteti i radhës i Amerikës dhe të bëhej guvernator i vendit të tij. Më pas Trump lakloi edhe një emër si guvernator, një ish-sportist të njohur.

Tani pritet të shihen zhvillimet e mëtejshme politike, nëse vërtetë Kanadaja do i bashkohet SHBA-ve si shteti i 51-të.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Renci: 06/01/2025 20:25

    Terhiqe kemben zvarre. Mendo edhe per ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës